Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia zvicerane dhe ajo italiane në rajonin e Ticino.
Në pranga ra një shtetas 24-vjeçar shqiptar, që u ndoq dhe kap në zonën e Capolagos, ndërsa po drejtonte makinën në veri në autostradën A2.
Shërbimet antidrogë të Policisë së Qytetit të Luganos, Policisë së Qytetit të Mendrisio dhe Policisë Bashkiake të Chiasso, bashkëpunuan gjithashtu në operacion, të koordinuar nga Policia Kantonale.
Një kontroll i makinës nga punonjësit e Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare, rezultoi në zbulimin e afërsisht 54 gramëve kokainë.
Akuzat përfshijnë shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët dhe shkelje të Ligjit Federal për Shtetasit e Huaj, informon media zvicerane.