Fehmi Agani na bashkon!

Diaspora

Fehmi Agani na bashkon!

Më: 11 maj 2026 Në ora: 08:06
Pamje nga ekspozita

Më 09.05.2026, në Zürich u bë hapja e Ekspozitës Tematike-Muzeore me titull: “Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Agani”, me autorë Besnik Rracaj dhe Sadik Krasniqi.

Organizimin e këtij eventi e bënë: Konsullata e Republikës së Kosovës në Zürich, në krye me konsullin Vigan Berisha, SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, me përfaqësuesit Besnik Rracaj dhe Sadik Krasniqi.

Me fjalimet e tyre përmbajtësore mbi veprën madhore të prof. Fehmi Agani folën: Donika Gërvalla-zëvedskryeministre dhe ministre e drejtësis së Republikës së Kosovës, Mentor Latifi- abasador në Bern dhe Saim Tahiraj-kryetarë i shbk“ Salih Çekaj“ në Zvicër

Me pjesëmarrjen e tyre në këtë event e nderuan edhe: Shukrie Ramadani-zëvendëambasadore në Bern,njëherësh bashkëshortja e Agim Ramadani, ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Nik Gjeloshi, si dhe oficerë të ish-Ministrisë së Mbrojtjes: Jahir Maleta, Zymer Tahiraj, Bajram Mehmetaj, Islam Sadiku dhe të tjerë.

Të pranishëm ishin edhe bashkëpunëtorë dhe veprimtarë të prof. Fehmi Agani, si: Jusuf Demaj, Ismet Krasniqi, Hasan Spahiu, Skender Tolaj dhe shumë të tjerë.

Në këtë event morën pjesë edhe shumë veprimtarë të Lidhja Demokratike e Kosovës me nëndegët e tyre, si ato në Olten, Burgdorf, Zürich dhe disa të tjera. Gjithashtu, e pranishme ishte edhe kryesia e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë”, në krye me Nue Zalli, si dhe përfaqësues nga Shoqata “Shari”.

Nën moderimin e shkëlqyer të Qamil Çekaj, çdo gjë shkoi në mënyrë të përkryer, për çka e përgëzojmë dhe e falënderojmë sinqerisht.

Në emër të kryesisë së SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, falënderojmë nga zemra:

* Vigan Berisha për përkushtimin dhe bashkëpunimin në organizimin e këtij eventi, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me SHBK “Salih Çekaj”;

* Besnik Rracaj dhe Sadik Krasniqi për punën e madhe dhe të guximshme në realizimin e kësaj ekspozite, si dhe të dy ekspozitave paraprake për presidentin Ibrahim Rugova dhe komandant Salih Çekaj;

* Të gjithë bashkatdhetarët që ndihmuan financiarisht në realizimin e kësaj ekspozite.

Me shumë nderime,

Kryesia e SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër. @Highlight

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat