Nju Jork-u: “Nga "Karnavali" braziliano/maroken te çmenduria e Knicks – Një natë magjike në New York”

Diaspora

Nju Jork-u: “Nga "Karnavali" braziliano/maroken te çmenduria e Knicks – Një natë magjike në New York”

Nga: Beqir Sina – New York City Më: 14 qershor 2026 Në ora: 23:05
New York

New Yorku, kurrë në historinë e tij e asnjëherë nuk ka përjetuar kaq shumë emocione sa i sjell magjia e sportit!

Mbrëmë, në Group C të Kupës së Botës, u zhvillua ndeshja e madhe, Brazil – Marok! Pesë herë kampionët e botës kundër “Brazilit të Afrikës”, skuadra surprizë e Kupës së Botës FIFA 2022.

Atmosfera e djeshme në Times Square dhe Midtown ishte  e papërshkrueshme! Që në orët e mesdrekës, mijëra tifozë brazilianë dhe marokenë, filluan të mblidheshin në sheshin ikonik të qytetit, që ka pritur këto ditë 1.5 milion turistë të huaj nga mbar bota. 

Ngjyrat jeshile-verdhë të Brazilit mbushën çdo cep të Times Square, flamuj të mëdhenj valëviteshin, daullet braziliane dhe këngët ritmike e kthyen zonën në një karnaval të vërtetë tropikal - Nju Jork-u u kthye në festën "Karnavalet në Rio De Janeiro".

Në zemër të Nju Jorkut, Midtown Manhattan, aty ku janë përqendruar dhe tifozat e Brasilit festa nisi e "papërmbajtshme" rreth orës 11:00, kur tifozët filluan të demostrojnë ngjyrat dhe simbolet e tyre kombëtare. 

Dhjetra/mijëra tifozë brazilianë pushtuan për disa orë Nju Jorkun dhe Nju Xhersin. Nga mëngjesi herët, Times Square ishte det i verdhë-jeshil. Tifozët këndonin ‘Brasil, Brasil!’, kërcenin samba, valëviten flamujt e mëdhenj dhe festuan ashtu si dinë ata.

Shumë prej tyre kishin ardhur direkt nga Brazili, të tjerë ishin nga komuniteti i madh brazilian në NYC  e për reth tij.

Por, kësaj atmosfere sportive nuk i munguan tifozët marokenë! të cilët nuk ishin të pakët të ndihmuar nga marokenët e Amerikës, që NY/NJ që e kan si shtëpinë e tyre të dytë.

Edhe ata  krijuan sipas mynyrës së tyre atmosferë fantastike në Times Square, me ngjyra të kuqe e jeshile, këngë tradicionale dhe pasion të pafund. 

Maroku, erdhi si surprizë pas gjysmëfinales historike në 2022 ku tifozët e tyre njihen si ndër më të zëshmit dhe më entuziastët në botë. 

Sot ata festuan si në Marrakesh, duke krijuar rivalitet miqësor me brazilianët në stadiumin Metlife.

Dje pamë dy kultura futbolli plot ngjyra dhe plotë zhurmë  një atmosferë unike që u pa edhe stadiumin në MetLife, duke e kthyer ndeshjen e futbollit si një festë botërore, ku syt e gjithë botës ishin kthyer nga NY/NJ.

Brazili pa Neymarin e lënduar, por me yje si Vinícius Jr, Raphinha dhe sulmues të rinj si Endrick, dhe Maroku , me Hakimi dhe lojtarë të talentuar që synojnë surprizë, bënë spektakël në një ndeshje që përfundojë në barazim 1:1. 

Brazilianët festuan me samba dhe parti rrugore, marokenët me këngë që kishin simbole patriotike dhe fetare dhe mbanin flamuj kombëtar.

Times Square u bë një oqean njerëzish, ndërsa NYPD policia e qytetit tregonte kujdes për sigurinë e qetësinë në këtë festë të paparë sportive. 

Ishte një fillim i mrekullueshëm i natës së Kupës së Botës FIFA 2026 në New York, që tregoi fuqinë bashkuese të sportit në qytetin që kurrë nuk fle.

Festime të çmendura në Nju Jork

Në qendër të qytetit kulmi i natës erdhi afër mesnatës! Pas gjysmë shekulli pritje, New York Knicks u kurorëzuan zyrtarisht kampionë të NBA-së!

Mbrëmë, më 13 qershor 2026, në Game 5, Knicks mundën San Antonio Spurs 94-90. Kthim historik pas 16 pikësh disavantazh, i udhëhequr nga kapiteni Jalen Brunson me 45 pikë dhe i shpallur basketbollisti më i mirë MVP i Finaleve në NBA 2025/2026. 

Titulli i tretë në histori për Knicks.

Festimet në New York u shndërruan në një çmenduri totale pozitive! Rreth Madison Square Garden-it, mijëra tifozë të "tërbuar" bllokuan plotësisht Sixth dhe Seventh Avenue dhe stacionin e trenit 34 street dhe Pensilvenia Station. 

Disa u ngjitën mbi autobusë, mbi semaforë edhe mbi taksi, duke kënduar me zë të lartë “Empire State of Mind dhe Gooo! New York Gooo!”.

Times Square u kthye në një festë si e Vitit të Ri dritat ndezën më fort se kurrë në të gjithë qytetin blu dhe portokalli. Kurse të rinjtë "shpërthyen" si urgan rrugve dhe shesheve duke brohoritur, hedhur fishekzjarre, pothuajse deri në mëngjes. 

Madje kamerat fiksuan dhe njerëzit në Wach Party në baret e klubet e qyetit që qanin nga gëzimi, përqafonin njeri tjetrin, vallëzonin në mes të rrugës. Një kaos i bukur që tregoi se New Yorku e di si të festojë edhe pas 53 vitesh pritje. "Qyteti që nuk fle" nuk flinte ishte një natë që do të hyjë në histori!

Kryetari i Bashkisë ka njoftuar paradën e madhe me tickertape më 18 qershor. New Yorku e meritoi këtë ! Pas gjysmë shekulli pritje, New York Knicks u kurorëzuan zyrtarisht kampionë të NBA-së!

13 qershori në metropolin e botës tregoi se si sporti bashkon njerëzit, kurse emocionet na kujtojn se ëndrrat mund të realizohen edhe pas gjysmë shekulli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat