"Jo në emrin tim", dy herë brenda javës protestohet në Bruksel

Diaspora

"Jo në emrin tim", dy herë brenda javës protestohet në Bruksel

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 13:47
Njoftimi

Platforma Liria Ka Emër, ka njoftuar se edhe diaspora e cila jeton dhe vepron në Belgjike do ta kundërshtoj fuqishëm vendimin dënues të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në kryeqendren belge dhe njëherësh edhe evropiane do të mbahen dy protesta.

Pikërisht te zona e institucioneve të BE-së.

Njëra sot më 4 tetor nga ora 14:00 e deri në orën 16:00 dhe tjetra të shtunën e ardhshme më 10 tetor në po të njëjtin orar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat