Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Diaspora

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 10:43
Pano Ruçi dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi, shqiptari që humbi djalin e tij, Denisin, në tragjedinë hekurudhore të Tempit, ka humbur ndjenjat gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në Larisa.

Sipas mediave greke që citon noa.al, Ruçi u ndie keq gjatë seancës, pas dëshmisë së tij, duke shfaqur tension të lartë dhe simptoma që ngritën shqetësime për gjendjen e zemrës.

Në vendngjarje mbërriti një ambulancë, e cila e transportoi në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës për ndihmë mjekësore. Pas incidentit, gjykata ndërpreu seancën.

Ruçi është babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një prej 57 viktimave të aksidentit hekurudhor të vitit 2023.

Ai është bërë i njohur në Greqi për protestat dhe grevën e urisë, përmes të cilave ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së djalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat