Aksidenti në punë i merr jetën 49-vjeccarit shqiptar në Greqi! Ja detajet e para

Diaspora

Aksidenti në punë i merr jetën 49-vjeccarit shqiptar në Greqi! Ja detajet e para

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 18:39
Ilustrim

Një aksident i rëndë në kantierin e punës I ka kushtuar shtrenjtë një emigrant shqiptar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Kato Kamilës në Serres të Greqisë, ku punëtori 49-vjeçar humbi jetën pasi ra nga skela e ngritur në punimet që po zhvilloheshin në zonë.

49-vjeçari nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra teksa ka ndërruar jetë në Spitalin e Serresit.

Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 11:30 të mëngjesit.

Lidhur me shkaqet e kësaj ngjarjeje raportohet se tashmë ka nisur një hetim për të parë kushtet e punës në kantierin ku punonte shqiptari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat