Shkëlqim brilant i shqiptarëve nga kosova në javën e Kielit- Kieler Woche 2015

Diaspora

Shkëlqim brilant i shqiptarëve nga kosova në javën e Kielit- Kieler Woche 2015

Nga: Avni Bilalli Më: 6 korrik 2015 Në ora: 00:28

Kompania e "FLORLEN Export-Import e. K." e zotëri Nue Oroshi-t, Kuzhina me specialitete shqiptare e Lum Gashit dhe Enis Hysenit, të ardhur enkas nga Prishtina dhe Shoqata Kulturore Shqiptaro - Gjermane " Jetullah Islami " në Kiel me Avni Bilallin- Kryetar, Fadil Jasharin - këngëtar dhe Instrumentist dhe vallëtarët Ben, Nita dhe Edita Bilalli, në bashkëpunim me zonjën Mimoza Morina- koordinatore, sipas organizatorit dhe përfaqësuesëve të Kryeqytetit të Kielit, të cilët u shprehen se : " Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës janë përfaqësuesit më komplet dhe shkëlqejnë në mënyrë brilante, me të gjitha vlerat e tyre që i prezantojnë para qytetarëve vendas, por edhe para mbi 3 Milion turistëve nga 50 shtete të të gjitha Kontinenteve të Botës. Cilësia, shija, lloj-llojshmëria, pastëria, organizimi dhe shërbimi i shpejt dhe i saktë, këngët e vallet e ekzekutuara me mjeshtëri nga artistët tuaj, na japin plotësisht të drejtën që t'iu jemi mirënjohës dhe t'iu falënderojmë për pjesëmarrje dhe iu sigurojmë se edhe viteve që do të vijnë, do t'iu ofrojmë mundësinë për pjesëmarrje në këtë manifestim, kulturor, ekonomik dhe garues.

FLORLEN- i iu ka ofruar vizitorëve të Javës së Kielit, një asortiment të gjërë të prodhimeve origjinale të Kompanisë " Stonecastle Vineyards and Ëinery" L.L.C. e vëllëzërve Rrusten e Hysen Gecaj.
Zotëri Nue Oroshi, një ndër veprimtarët më të shquar të Diasporës shqiptare, Magjistër në Shkencën e Historisë, poet, studijues, publicist i sukseshëm, tani është edhe themelues i " FLORLEN Export- Import e. K.", e cila e ka të drejtën ekskluzive të importit dhe shpërndarjes së verërave dhe rakisë nga Kosova për në Gjermani dhe shtetet skandinave. Ofrimi në treg i 16 llojeve të verërave dhe 3 llojeve të rakisë, me kualitet shumë të lartë dhe e prodhuar me tekonologjinë më moderne, nga rrushi i vreshtave të ngritura me dashuri dhe mund të madh, të punëtorëve të zellshëm shqiptarë, bazuar në traditën e lashtë ilire dhe rrushit shumë cilësor i rritur në këto vreshta nën rrezet e diellit që bie mbi të, më shumë se 16 orë në ditë.
Secili qytetar që i ofrohet stendës, ku janë të ekspozuara verërat dhe rakia kosovare dhe e shijon, është e pamundur të mos kthehet 4-5 herë për ta pirë dhe në fund merr me vete.

Zotëri Oroshi ka përgatitur në mënyrë profesionale fletëpalosjet në gjuhën gjermane dhe angleze për komsumatorë, të cilat ua mundësojnë atyre të njihen me llojet dhe prejardhjen e verërave dhe rakisë, të cilat po konsumohen me interesim të madh. Gjithashtu, janë paraqitur shumë të interesuar, për të bërë marrëveshtje për furnizim të vazhdueshëm me këto prodhime kosovare. Zotëri Lum Gashi dhe Enis Hyseni dhe ndihmësit e tyre po shkëlqejnë me lloje të shumta specialitetesh nga kuzhina e pasur shqiptare. Skara me prodhmet e mishit ( suxhuk, qyfte etj.) dhe sallatat e larmishme, janë shumë të kërkuara nga vizitorët. Bashkëvendasit tanë e duan prodhimet nga mielli ( Flia, pitja,etj.). Ekipi i Lumit janë shumë miqësor me blerësit e prodhimeve të tyre. Ofrojnë lloj- llojshmëri dhe cilësi të gjithat përgatiten para syve të konsumatorëve dhe të freskëta. Këto specialitete dhe pije jo alkoolike, jo vetëm që shuajnë etjen dhe urinë, por edhe iu tregojnë pjesëmarrësve në Kieler Ëoche, kulturën e lartë të të ushqyerit të shqiptarëve të Kosovës.
Prezantimi i këngëve dhe valleve burimore shqiptare nga anëtarët e Shoqatës Kulturore Shqiptaro Gjermane " Jetullah Islami" e Kielit me Fadil Jasharin këngëtar dhe Instrumentist dhe valleve të bukura e ritmike nga vallëtaret Nita dhe Edita Bilalli si dhe paraqitja në skenë me flamuj të Kosovës, Gjermanisë, SHBA dhe flamurin kombëtar shqiptar e Ben Bilallit, ngjallën kurreshtjen e publikut të shumtë në numër. Ata edhe iu bashkangjitën valleve dhe duartrokitën gjatë artistët tanë.
Prezantimi i kulturës ushqimore, muzikore dhe i prodhimeve vendore përbënte një mozaik për mrekulli që edhe armiqtë shekullor serb e rus na e patën lakmi, këtë e them sepse, ata bën shumë fotografi edhe të prodhimve të verërave, rakisë, ushqimit e muzikës sonë.

Falënderojmë të gjithë për pjesëmarrësit për prezantimin e shkëlqyer e brilant të vlerave tona të larta në tërsinë e tyre të prezantuar në Javën e Kielit- Kieler Ëoche, Për dhjetë ditë me radhë nga 19 - 28.06.2015. E veqanta e keti prezentimi Brilant esht fakti kur gjasht deputet te Bundestagut te kryesuar nga Thomas Stritzl per nje ore te ter u ndalen ne piken prezentuse te Rakis dhe vererave te Kosoves, duke biseduar per gjendjen aktuale politike te Kosoves si dhe duke pir rakin e Kosoves, qe ne ket jave ishte njera nder rakijat me te kerkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat