Në Prishtinë u mbajt seminari “Lidershipi dhe Fuqia” - Platforma

Diaspora

Në Prishtinë u mbajt seminari “Lidershipi dhe Fuqia” - Platforma

Nga: Beqir SINA - New York Më: 12 shtator 2015 Në ora: 07:39

Në këtë seminar kan folë edhe Dr. Naim Dedushaj, ai që krijojë Unionin e Bizneseve Shqiptare në Diasporë, si dhe veprimtari dhe biznesmeni i suksesshëm nga Amerika, Elmi Berisha, ish përfaqësues special i Presidentit Rugova në Amerikë në zyrën e Senatorit Bob Dole, i cili ka folur rreth temës” Për rrugën e tij, drejt suksesit dhe Lidershipit”

Klubi “Unë jam fuqia” në statusin e saj në facebook, shkruan se ka mbajtur një seminar për Lidership në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Mimoza Thaqi, udhëheqëse e klubit "Unë jam fuqia” nëpërmejt satusit të saj në rrjetin social.

Përndryshe, thuhet në njoftim, klubi “Unë jam fuqia”, të enjten e kësaj jave në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë - thuhet se e organizoj seminarin për Lidership dhe Fuqi, ku morën pjesë, biznesmen dhe afariste te suksesshëm të cilët, me këtë rast prezantuan qasjet e tyre për të arrirë deri tek suksesi.

Klubi për mendim pozitiv i Mimoza Thaçit nga Tetova, ka shkruar në statusin e saj se ajo në vazhdën e seminareve të shumta për motivim dhe udhëheqje, këtë javë organizojnë edhe këtë seminar në Prishtinë.

“Një seminar shumë i fuqishëm, shkruan në statusin e saj në facebook organizatorja e këtij seminari Mimoza Thaçi - dhe shtonë: ku lider që kanë sjellur lirinë, Dr. Naim Dedushaj dhe Elmi Berisha, tani duan të sjellin bollëkun, mirqenien dhe lumturinë në vendin tonë të Shenjtë, Kosovë dhe Shqipëri dhe viset shqiptare”

Në këtë seminar kan folë edhe Dr. Naim Dedushaj, ai që krijojë Unionin e Bizneseve Shqiptare në Diasporë, ku pasuria dhe inevestimet e shqiptarëve nëpër botë, do të qarkullonin vetëm nëpërmejt shqiptarëve. Ku, tani, në këtë rrjet ndodhen mijëra biznesmen shqiptarë, që ndihmojnë njeri tjetrin të fuqizohen ekonimikisht dhe të shkëmbejnë eksperiencat e fituara me njeri tjetrin.

Si dhe veprimtari dhe biznesmeni i suksesshëm nga Amerika, Elmi Berisha, ish përfaqësues special i Presidentit Rugova në Amerikë në zyrën e Senatorit Bob Dole, i cili ka folur rreth temës” Për rrugën e tij, drejt suksesit dhe Lidershipit”

Elmi Berisha - i cili mban diplomën Magjistër i ekonomisë, dhe njihet si afaristë i suksesshëm, është Kryetar i rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, për SHBA- Kanada, dhe autor i librit Lidershipi, i botuar në anglisht dhe shqip.

Mimoza Thaçi organizatorja e këtij seminari në Prishtinë ka mbi 15 vite që merret me veprimtari biznesi, por në 5 vitet e fundit ajo merret me inkurajimin dhe motivimin e të tjerëve për të arrirë suksesin.

Mimoza tregon se ka kryer shumë seminare, kryesisht në SHBA, dhe tani angazhohet që njohuritë e saj t’i shpërndaj me të tjerët.

“Pesë vite trajnime në Amerikë, pas pjesëmarrjes në seminare të ndryshme kam marrë titullin trajnere motivuese dhe eksperte e cila u ndihmon të tjerëve që të largojnë bllokimet. Sepse ka bllokime që janë krijuar gjatë jetës sonë dhe na pengojnë që të shohim jetën në mënyrën e duhur”, ka thënë Mimoza.

Ajo bënë të ditur se në klubin e saj, teoria duhet të jetë e bashkëdyzuar me praktikën.

“Përveç motivimit ne kemi edhe një pjesë të rëndësishme të klubit; ne synojmë që ta bëjmë njeriun të veproj. Ne marrim informacione gjatë gjithë jetës, por nëse nuk i aplikojmë atëherë ne nuk i dimë ato informacione”, thotë Mimoza.

Në vazhdën e këtyre angazhimeve të saj, ajo thotë se këtë javë ajo ka folur në Prishtinë për rrugën se si të arrijmë deri tek suksesi dhe të bëhemi liderë të suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat