Der Spiegel: Shembulli i refugjatit nga Kosova, Nik Miftari

Diaspora

Der Spiegel: Shembulli i refugjatit nga Kosova, Nik Miftari

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 13:37

Ai është ish refugjat nga Peja, i cili, me sytë e tij ka parë vrasjen e fqinjëve nga policia jugosllave. Në këtë gjendje të mjerueshme, si sirianët sot, i duheshte me këmbë të shpërngulet në Mal të Zi dhe më pas me një kamion drejt Gjermanisë. Sot ai është një person i suksesshëm, ku menaxhon një Datin-App për telefonat mobile, që ka 1 milion përdorues dhe 14.5 milion dollarë buxhet.

Magazina më e madhe e Europës, Der Spiegel, ka bërë një reportazhë për të, sesi refugjatët mund të kontribuojnë dhe të shkollohen në Gjermani.

“Kur erdha në Gjermani nuk dija gjuhën dhe se kuptoja sistemin e jetesës. Një vit më vonë, kur u bëra 15 vjeçar, me klasën time shkuam në një qendër profesionale. Atëherë i thash mësuese sime, se unë dëshiroja të jem mjek, por ajo m’u kundërpërgjigj, “ti mendon teknik dhëmbësh?”, duke menduar se refugjatët nuk dëshirojnë shkollë, ama në fakt unë dhe familja ime e dëshironim,” thotë mes tjerash, Nik Miftari, për Der Spiegel.

Sot ai me 4 shokë të tjerë, menaxhojnë buxhetin prej 14.5 milion dollarësh nga aplikacioni Spotted, i krijuar vetëm para dy vjetësh në 2013.

“Unë jam mësuar të jetoj me rrezikun dhe të mos dorëzohem asnjëherë,” e përmbyll deklaratën ish refugjati nga Kosova, Nik Miftari, që tani është shembulli më i mirë i integrimit të refugjatëve në Gjermani./ Fitim Dika, Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat