Fëmiu nga Kosova i fletë parlamentit Europian

Diaspora

Fëmiu nga Kosova i fletë parlamentit Europian

Më: 18 nëntor 2015 Në ora: 08:39

16 vjeçari Zgjim Gashi, nga Suhareka, do te moderoj sot një workshop për deputetët e Parlamentit Europian, në Bruksel.

Workshopi do të zhvillohet në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve dhe do të zgjasë dy ditë.

Zgjim Gashi është një adoleshent shumë i talentuar dhe me zemër të madhe për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Ai është një nga fëmijët me të cilët ne punohet në Kosovë, përmes projektit "Fëmijë për paqe", "Kids for Peace". Ai është zgjedhur të drejtojë këtë workshop bashkë me një bashkëmoshatar nga Bullgaria, mes shumë fëmijëve dhe të rinjve që aplikuan nga gjithë vendet e Evropës.

Në këtë ëorkshop, ai do të paraqesë edhe një raport, mbi gjendjen e fëmijëve, të hartuar prej tij.

Zgjimi do të kërkojë që Brukseli të tregojë më shumë vëmendje për të drejtat e fëmijëve dhe qëllimi kryesor i workshopit dy-ditor është që europarlamentarët të ndërgjegjësohen sidomos mbi të drejtën e fëmijëve për pjesëmarrje në vendimet që u ndikojnë jetën, një e drejtë e siguruar në Konventë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat