1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë (Foto)

Diaspora

1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë (Foto)

Nga: Beqir SINA, Nju Jork Më: 14 janar 2016 Në ora: 17:25

WIHTE PLAINS - NEW YORK: Mbrëmja Gala për grumbullimin e Fondeve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë - katedrales së ngritur nga dy ideatorët kryesor të saj, ish presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe ish Ipeshkvi, imzot Mark Sopi është më e madhja e mbajtur ndonjëherë në historinë e diasporës shqiptare në SHBA, mbajtur 8 vjet më parë Qershor 2008.

Kjo mbrëmje solli plot mirësi : donacione të konsiderueshme finaciare, bashkim, dashuri, fjalime, koncertë me këngë e valle popullore nga të gjitha trevat, lutje e bekim fetar, shpresë tek Zoti: këto ishin shtyllat kryesore të mbrëmjes Gala, kushtuar një ndër veprave më të mëdha, të simbolit të shqiptarëve, në botën e qytetruar mu në zemër të Europës, asaj të ndërtimit të Katedrales "Nëna Tereze" në Prishtinë - Kosovë.

Kjo mbrëmjë Gala, do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Amerikës, mbasi ajo u zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolikë shqiptarë, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset shqiptare.

Ajo( darka Gala) ishte rezultat i një pune të madhe që pati bërë për t'i bashkuar shqiptarët, e të tre besimeve, bindjeve politike dhe viseve të ndryshme, ish kongresmeni republikan i New Yorkut Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortia e tij Shirli Klojes, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Z. Dioguadri udhëhoqi komplet darkën, sakaq zoti Marjan Cubi ishte Kryetari i Komisionit, kurse Dom Pjetër Popaj ishte Kryetar Nderi.

Në fjalën e hapjes drejtuar rreth 600-700, pjesmarrësve Don Pjetër Popaj, Famullitar i Kishës "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, New York, u tha atë natë shqiptarëve se kam nderin dhe kënaqësin që t'ju përshendes të gjithëve dhe të ju drejtohem me disa fjal juve që keni ardhur sot, për të marr pjes në këtë mbërëmje madhështore për ngritjen e fondeve të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. "Unë, tha ai dëshirojë të ju falenderojë të gjithëve për përkrahjen tuaj, dhe në një mënyrë të posaçme të falenderojë komisionin organizativë për punën e palodhur që kjo mbrëmje të dalë sa me sukses. Kontributet fisnike të tyre dhe të tjerëve prej komunitetit tonë, kanë bërë një hap të mirë për këtë fushatë. Shpresojmë që bujaria e tyre të nxitojë zemërbardhësinë tuaj që edhe ju të kontriboni për ndërtimin e këtij tempull të shenjt, monument kombëtar si dhe shenjë bashkimi, ka thënë mes të tjerave Don Pjetër Popaj, Famullitar i Kishës "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, New York".

Mysafiri i nderuar nga Kosova, në atë mbrëmje madhështore ishin Monsinjorë Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, i cili si pikante dalloi në fjalën e tij se krahas kësaj mbrëmje Gala ishte bashkëngjtur edhe pavarësia e Kosovës, e cila ishte shpallur 3 muaj më parë. "Pavarësia e Kosovës, është në radhë të parë merita juaj, e shqiptarëve të Amerikës" theksoi ai, duke përcjellur në mënyrë të sinqertë mirënjohjen e tij. " Ju keni meritën që e keni bërë Amerikën, që të na ndihmonte në realizmin e ëndërrës sonë shekullore". Ai falemnderojë me atë rast edhe ish- përfaqësuesit e shtetit shqiptarë, kreun e misionit të Shqipërisë në OKB shkelqësinë e tij z Adrian Neritani, dhe konsullin e përgjithëshëm dr Albert Jerasi. Ndërsa, përgëzoi ata për ftesën që kishte marrë Shqipëria nga NATO - duke uruar që ajo të ndiqet nga anëtarësimi edhe në BE.

Në mes të tjerave Monsinjorë Dodë Gjergji , Ipeshkëv i Kosovës, kishte thënë se "Po realizohej më në fund, amaneti i Presidentit Rugova dhe Imzot Sopit", tha ai "të cilët nga dritarja e qeillit sot gëzohen e na falenderojnë për këtë që po bëjmë". Ai citoi gjithashtu edhe fjalët e ish Presidentit amerikan Klinton, gjatë vizitës në Kosovë se" ne fituam luftën - por ju duhet të fitoni paqen".

Zoti Marijan Cubi, aktivist dhe veprimtar i dalluar i komunitetit, dhe njëri prej drejtuesve kryesorë të kshillit të Kishës, Kryetar i Komisionit për ngritjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales, përmendi faktin se kishte pasur disa muaj që një grup prej 57 personash shqiptaro amerikan nga New Yorku me rrethe, janë të koncentruar sesi mund t'a ndihmojmë këtë katedrale, shumë të rëndësishme për Kosovën, dhe për shqiptarët në përgjethësi, për popullin Iliro - Dardan, e ceku Cubi në fjalën e tij. Ai rradhiti në fjalën e tij shqiptarët pjesmarrës nga Shqipëria, Kosova, nga jugu e veriu, nga Ulqini dhe Malësia, nga Hoti dhe Gruda, nga Trieshi, Koja e Kuçit, nga Dibra dhe Çamëria.

Një tjetër klerikë që e mori fjalën në atë darkë historike , për shqiptarët e Amerikës, ishte edhe kardinali në pension nga Washingtoni, Theodore McCarrik, një mik i vjetër dhe admirues i shqiptarëve. Ai u solli të pranishëmeve kujtimet nga qëndrimi tij në Prishtinë, gjatë hedhjes së gurthemelit me ish presidentin e ndjer të Kosovës, dr Ibrahim Rugovën, dhe ipveshkvin e ndjer Mark Sopi. Ai lavdëroi në mënyr të posaçme punën e tyre, në nismën për ngritjen e Katedrales në Prishtinë, më 19 gusht 2006."Asgjë e mirë dhe e madhe nuk realizohet pa vështërsi", tha ai. Po i'a vlenë shtoi kardinali McCmarrik, pasi kjo katedrale, do të jetë pikërishtë monumenti që i shkon përshtat një figure si Nënë Tereza, e do të jetë gjithashtu një monument bashkimi për popullin e Kosovës, mysliman e të krishterë bashkë. Ai vlerësoi gjithashtu gjatë fjalës së tij njërëz të medhnj si Nënë Teresa, presidentin e parë të Kosovës, Rugovën, ipveshkvin e ndjer Sopi, si edhe ipveshkvin aktual Dodë Gjergji.

Ketë darkë e përshëndeti edhe botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria,z Vehbi Bajrami, i cili lexojë përshëndetjen "Bashkëjetesa mes Shqiptarve".

Mbrëmja Gala për grumbullimin e Fondeve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë dhe Kremtimin e Pavarësisë së Kosovës, është zhvilluar me një nga aktivitetet më të mëdha në veprimtaritë e diasporës, në dekadat e fundit për grumbullimin e ndihmave në New York.

Mbrëmja u zhvillua në qëndrën e madhe sportive "Westcheter County Center", në bashkinë e qytetit White Plains-NY. Pallati ishte zbukuruar me ngjyrat e simboleve kombëtare, dhe ato të fesë katolike. Në hyrje ishin vendosur karshi bulevardit, një bust i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skëndërbeu dhe nobelistes shqiptare Nënë Terezes. Nëndërsa brenda në sallën e madhe dalloheshin dy portrete të mëdha me fotografitë e të lumnuemes shqiptare, Nëna Tereze, huazim për atë natë kjo e vëllezërve, bujar e patriot Lekë dhe Pashko Gojçaj. Në dy krahët e podiumit, qëndronin krenar dy flamujt ai amerikan dhe ai shqiptar.

Me intonimin e hymneve kombëtare, të SHBA-së dhe Shqipërisë nga Dila Gecaj dhe John Krasniqi, u shënua hapja solmne të kësaj mbrëmje madhështore.

Programi i mbrëmjes kishte dy drejtues ceremonialë, kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi dhe Sekretarja e Fderatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, për çështjet e edukimit znj. Majlinda Myrto.

Ndërsa morën pjes figura të shquara të komunitetit, politikan, artistë, afaristë të medhënjë, studnetë dhe lider fetar nga Kosova dhe SHBA-së . Morën pjesë. Theodore Cardinal MacCarrick. Arqipeshkëv i Washington DC në pension, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës,Don Shan Zefi, Sekretar i Ipeshkvit të Kosovë, Don Lush Gjergji, Famullitar i Prizrenit,Don Pjetër Popaj, Famullitar i Kishës "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, New York,Don Nikolin Pergjini, Zv. Famullitar i Kishës "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, New York Don Viktor Dedaj, Meshtar në vizitë tek Famullita "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, New York, Honorable Charles Schumer, Sebnator i SHBA nga Shteti i New Yorkut, Honorable Jeff Klein, Sebnator i Shtetit të New Yorkut, Honorable Greg Ball, Anëtar i Asamblesë së Shtetit të New Yorkut,Honorable Adrian Neritani, ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë OKB, dhe ish Konsulli i Përgjithëshëm i RSH në New York, dr Albert Jerasi.

Ky ishte një aktivitet, në të cilin, spikati senatori demokrat i New Yorkut, Charles E. Schumer, i cili mbajti një fjalim të brilantë, që u duartrokit gjatë nga të pranishmit.Veprimtaria ishte e titulluar “ Mbrëmja Gala për grumbullimin e Fondeve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë dhe Kremtimin e Pavarësisë së Kosovës,”. Në këtë Gala të ideuar nga Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale,NY, dhe ish kongresmeni republikan i New Yorkut Joseph J.DioGuardi, dhe bashkëshortia e tij Shirli Klojes, u grumbulluan më shumë se 1.3 milioni dollarë amerikanë.

Prej të cilëve vetem një biznesmen i fesë myslimane, Jim Xhema, bëri dhuratën më të madhe kur dhuroi 100,000 dollarë. Çka është edhe shembulli më klasiku, shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, që egziston tek ne shqiptarët.

Muzikën e interpretuan emra të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare si: Morena Reka, Dile Gecaj dhe Gjon Krasniqi. Të cilët, zgjuan kërshërinë dhe ngjallën entuziasim e të pranishmeve me një tufë këngësh të të gjitha trevave. Ata u shoqëruan nga grupi i njohur muzikor në komunitetit, i drejtuar nga kitarristi i mirënjohur, i ish Ansamblit shtetëror Edmond Xhani. Valle të bukura dhe me ritëm e lojë të mrekullueshme shfaqën kërcimtarët dhe kërcimtaret e reja të grup[it Rozafati, nga Kisha katolike shqiptare "Zoja e Shkodrës" me koreografe z Anxhelina Nika dhe ShKA "Bashkimi Kombetar", që do të shoqëroheshin shpesh herë edhe me vallëzimin të pjesmarrsve.

Në fund u krye dhe loja e shumë mirëpritur, e fatit me rezultatet që sollën gëzimin e papërshkruar të atyre që i goditi fati. Dy çmimet kryesore, u fituan nga biletat të cilat i përkisnin dy bashkëfamilijareve (shortve) Marjan dhe Blerta Marku. Fati e deshi që ata të fitonin një veturë të re Toyota Camry me vlerë 20 mijë dollarë dhe një televizorë HD 42 inch. Çmimet e tjera ishin një DVD dhe gjashtë muaj abone në TV Alba, e cila i takoi veprimtarit të shquar të komunitetit, njeriut që ka sponsorizuar në disa qyendra të Europës, dhe SHBA-së, shtatoren së Nënë Terezes, zotit Lekë Gojçaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat