Prof. Gani H. Mehmetaj, mbahet në shënjestër të harresës

Diaspora

Prof. Gani H. Mehmetaj, mbahet në shënjestër të harresës

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 19:06
ilustrim

Nëse kalojmë një kohë të gjatë jashtë atdheut, bëhemi të huaj në vendin tonë. Dhe, duke mësuar për popullin dhe vendin ku jetojmë, ndodhë të mos i shohim ndryshimet në atdhe. Vertet disa njerëz janë zhytur në kujdesin për familjet e tyre, duke siguruar jetesën, ose duke u kujdesur për interesa të tjera përsonale, sepse nuk njohin domethënie tjetër të jetës, për të cilët Albert Einstein do të thoshte: “Njeriu që e sheh jetën e tij si pa domethënie nuk është thjeshtë i pa lumtur, por e ka të vështirë të jetë i aftë për të jetuar”.

Në harmoni me një mendim të tillë, disa kërkojnë t’i japin domethënie jetës së tyre; duke ndjekur artet e bukura, përmes përpjekjeve intelektuale, por edhe duke u angazhuar në veprimtari të ndryshme humanitare e atdhetare.

E kaluara si element qenësor i individualitetit të një populli, e cila nuk guxon të nënçmohet e të lihet pas dore, ka mbetur në mëshirën e kohës. Duke mos kujtuar se forca e të fshehtës për të kaluarën qendron në lidhje me jetën e njerëzve dhe fatin e kombit.

Janë të shumtë ata, që me brenga përvlonjëse bashkë me lavdinë e dikurshme të harruar, digjen në mjegullën mëngjesore të kohës së tashme. Aty përmbysen dhe tjetërsohen identitetet njerëzore. Nji ndër ta, që mbahet në shënjestër të harresës, është edhe Prof. Gani H. Mehmetaj nga Rudica e Klinës, i cili tash e 25 vite jeton e punon në Gjermani.

Ai, me një mendim të heshtur, tek i cili dhimbja dhe tendosja emocionale rritet, shtrin dorën dhe kërkon njerëzorën; dashurinë dhe miqësinë, kërkon miq të dashur. Ata që e njohin dhe e ndjejnë dhimbjen e tij. Ka nevojë ta kuptojnë shpirtin e tij që digjet.

Prof. Mehmetaj, nuk nguron të shpreh edhe vërejtjet për disa mangësi në organizimin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare në Kosovë. “Nuk është shtet i ëndrrave të mia. Mendoj edhe i shumë shqiptarëve tjerë. Megjithatë, do të mjaftonte po të jemi të lidhur mes veti. Ajo përçarje e krijuar mes partive dhe njerëzve në Kosovë po më trazon shpirtin. Sikur e kanë harruar të kaluarën, edhe pse nuk është shumë moti që në Kosovë bëhej luftë”, flet Prof. Mehmetaj.

Ish – Armata jugosllave torturonte dhe i vriste të rinjtë shqiptar

Prof. Gani H. Mehmetaj, rrjedh nga një familje bujare dhe plot tradita, i pajisur me një krenari shumë të theksuar dhe me një dashuri të palëkundur për racën e vet dhe për traditat e veta si komb. Babai i tij, Hasani, një emër i njohur në Lugun e Drinit, u shqua për dashuri ndaj atdheut dhe popullit të Tij. Trim, i zgjuar, i lidhur me popullin e Tij, si shkëmbi me tokën. I ëmbël për mikun e shokun, pelim për armikun dhe ata që atdheut ia kishin me hile.

Zemra e Tij e madhe, mençuria dhe guximi i Tij, bënë që Ai t’i përballoj e kapercej pengesat që dilnin përpara.

Ishte një burrë me shikim plotë gjallëri, me tipare burrërore, në kokë barte plisin e bardh, që kurrë nuk e hoqi ngado që shkoi. I pa ndarë nga atdhetarët, Dedë Daka dhe Vesel Krasniqi. Ishte i pathyeshëm derisa vdiç në moshen 93-vjeqare.

Që në bankat e shkollës fillore, Prof. Mehmetaj, ishte dalluar në mësime. Pas mbarimit të gjimnazit në shkollën e mesme “Lugj Gurakuqi” në Klinë, vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë, ku i përfundoi me sukses. Për nëntë vite punoj si mësimdhënës në disa shkolla të komunës së Gjakovës, si dhe dy vite të tjera në shkollën fillore “Azem Bejta” të Grabanicës së Klinës. Si pasoj e veprimtarisë së Tij atdhetare dhe qëndrimeve të tija kritike ndaj regjimit të atëhershëm jugosllav, detyrohet të largohet nga atdheu.

Që nga shkolla e mesme ishte vënë në shënjestër të regjimit dhe, si pasojë e kësaj, gjatë shërbimit ushtarak dhe situatës së krijuar në Kosovë gjatë vitit 1981 e më pas, ky atdhetar i nënshtrohet torturave çnjerëzore psikike për 27 ditë me radhë. Tortura këto që zgjatnin prej 12 deri në 13 orë në ditë, kryesishtë natën - deri në orët e hershme të mëngjesit. Për gjëndjen e tij të krijuar në ushtri, nga policia komunale e Klinës, i ishte alarmuar edhe familja.
“Krimi i Armatës jugosllave ndaj të rinjëve shqiptarë sa shkonte e rritej, duke arritur kështu kulmin e saj në kohën e gjeneralit famëkeq nga Mali i Zi, Velko Kadieviç. Gjatë kësaj kohe, nga ish-Armata Jugosllave erdhën në arkivole 51 të rinjë shqiptarë. Dhe, që të gjithë me të njëjtën diagnozë -vetvrasje. Këto vrasje patën bërë jehonë të madhe e, veçmas ajo, Jetullah Deskut nga Siçeva e Klinës. Sa kujtoj unë, ishte vrasja e parë”, rrëfen mes tjerash, Prof. Gani H. Mehmetaj.

Tani, pasiqë, Prof. Mehmetaj, është në prag të të gjashtëdhjetave, qetësinë e gjen vetëm pranë gruas së tij, e cila gjatë gjithë kohës ka qenë dhe është e përkushtuar për burrin dhe fëmijët, dy vajzave të tija të mrekullueshme që janë të dalluara edhe në mësime. E, më së miri ndihet kur pushtohet nga ledhatimet e nipit dhe mbesës.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat