Vetëm 300 mijë bashkatdhetarë u regjistruan nga 2013-a

Diaspora

Vetëm 300 mijë bashkatdhetarë u regjistruan nga 2013-a

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 13:20
Konferenca

Ata jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar

Përkundër faktit që fushata ka filluar në vitin 2013, dhe flitet për mijëra bashkatdhetarë që jetojnë në vene të ndryshme të botës, deri më tani janë regjistruar vetëm 300 mijë. Megjithatë, gjithçka duket normale për Ministrinë e Diasporës, e cila nuk e konsideron këtë proces si dështim.

Ata sot vazhduan fushatën për promovimin e regjistrimit të mërgimtarëve tanë me moton “Ti je pjesë e atdheut”, ku u paralajmërua se në fillim të vitit të ardhshëm do të dalin me një numër, se sa ka qenë numri i regjistrimit të bashkë atdhetarëve.

Ministri i Diasporës, Valon Murati tha se procesi i regjistrimit po vazhdon në Aeroportin e Kosovës dhe në ambasada që gjenden në Kosovë.

Murati: Deri më tani 300 mijë mërgimtar janë regjistruar

“Sivjet po futemi në një fazë të rëndësishme të regjistrit të diasporës, në fazën finale të regjistrimit fizik. Kjo fazë do të pasohet me atë që quhet regjistrim pasiv që përfshin regjistrimin online nëpër ambasada dhe konsullata tona edhe për pesë vite. Ne sivjet po futemi në këtë fazë dinamike duke e ripërtërirë fushatën e vjetme “ Ti je pjesë e atdheut”, që tani më është bërë një moto e tërë aktiviteteve që kanë të bëjnë me diasporën dhe pritjes së bashkë atdhetarëve tanë kudo në Kosovë... në tri vitet e ardhshme do të jemi më aktiv në promovimin e atij regjistrimi. Në fillim të vitet të ardhshëm sapo të arrimë të kompletohemi, do të dalim me një numër se sa ka qenë regjistrimi i bashkë atdhetarëve edhe në këtë vit, por edhe në dy ose tre vitet e kaluara. Vitin e kaluar edhe këtë vit, sepse procesi ka vazhduar n ë Aeroportin e Kosovës dhe në ambasada mund të llogaritet që shifra e të regjistruarve ka arrit tek 300 mijë persona”, tha Murati.

Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli është shprehur krenar me mërgimtaret duke thënë se ata po vërshojnë universitetet duke korrur suksese të mëdha. Ai shtoi se mërgimtarët nuk duket të regjistrohen si numër por si aset.

Veseli: Mërgimtaret do të regjistrohen si aset

“Diaspora jonë mbi 90% , pjesa e tyre kanë dal në vitet e 90-ta dhe kemi të bëjmë me bashkë atdhetarët tanë, me historinë tonë të dhembjes, përndjekjes, të egzoduesit. Ata kanë dal të lënduar shumë, duke kaluar male, shtiza duke kaluar rreziqe, por të njëjtën kohë duhet pasur parasysh që shumica prej tyre, 26 vite më vonë janë një pjesë elitare e intelektuales e cila ka vërshuar universitete anë e këndë botës. Regjistrimi i bashkë atdhetarëve ka shumë rëndësi, jo vetëm për të ditur numrin, për arsye se ata me shpirt janë në Kosovë dhe kanë jap gjithçka për Kosovën, jetojnë me problematika të Kosovës. Ne nuk po i regjistrojmë si numra sepse ata janë vetë Kosova, por po i regjistrojmë si aset që me ditë cilat janë profilet tona në diasporë. Nuk mund të ketë shtet dhe nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa involvimin e diasporës”, tha Veseli.

Veseli gjithashtu tha se gjatë këtij muaji dhe muajve në vazhdim, Kuvendi i Republikë së Kosovës do të ketë aktivitete që të kenë mërgimtarët akces dhe ta vizitojnë Kuvendin.
Gjatë këtyre dy muajve të drejt regjistrimi fizik kanë familjet, personat fizik dhe bizneset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat