Prestigjiozja zvicerane kujton fotografinë simbol të refugjatëve shqiptarë, për 25 vjetorin

Diaspora

Prestigjiozja zvicerane kujton fotografinë simbol të refugjatëve shqiptarë, për 25 vjetorin

Ftimi Dika Nga Ftimi Dika Më 6 gusht 2016 Në ora: 07:06
Emigrantët shqiptarë më 8 gusht 1991 në "Vlorë" dhe portin e Barit.

Roja bregdetare italiane kishte qëllim të qartë: Anijet e mbushura me refugjatë shqiptarë, t’i kthente mbrapsht akoma pa arritur në bregdet. Por jo çdoherë shkonte sipas planit. Në 8 gusht 1991 për në portin Bari u nis anija “Vlora” me 10.000 refugjatë në bord, shkruan në hyrje prestigjiozja zvicerane nzz.ch.

Frustrimi i shqiptarëve

Me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha, prill 1985, shumë shqiptarë kishin shpresa se elita politike do sjellte ndryshimet e shumë pritura në dhjetor 1990. Megjithatë zhvillimi ekonomik nuk erdhi dhe në fillimin e vitit 1991 erdhi zhgënjimi i madh: Zgjedhjet e para pluraliste nxorën fitimtare Partinë Komuniste.

Hoxha me partinë e tij kishin sunduar Shqipërinë më shumë se 40 vjet me një sistem të ashpër e izolimi vendin, si një art i Koresë së Veriut në mes të Evropës. Udhëtimiet jashtë shtetit thuajse se ishin të pamundura. Nga frika e “armikut imagjinar” u ndërtuan 700.000 bunkerë, ndërsa ekonomia kolapsoi pasi shkëmbimet tregtare ishin të papërfillshme.

Kur 1991 nuk solli ndryshimin e pushteteve në Shqipëria, atëherë perspektiva e vetme për shqiptarët mbeti largimi përmes detit. Në kërkim të punës dhe një jete më të mirë sipas shifrave të atëhershme të NZZ, rreth 32.000 shqiptarë emigruan drejt Italisë, përcjell botasot.info. Italia fillimisht premtoi se do i strehojë shqiptarët, por në gusht ndryshoi politika. Qeveria me kryeministër Giulio Andreotti, vendosi që menjëherë të kthejë mbrapsht gjithë shqiptarët.

Të ngujuar në stadion


Kur anija Vlora deshte të rinisë lundrimin e kishte të pamundur pasi dhuna dhe përleshjet morrën hov mes atyre që dëshironin një vend. Kishte edhe ca që kërcënonin me vetëvrasje.

Në fund erdhi zgjidhja e shpejtë që të vendoseshin në një stadion. Ngjante si skenë lufte. Ushqimi dërgohej me helikopter, ndërsa nuk toleroheshin të dilnin jashtë. Kishte përleshjes me policinë.

Brenda dy javësh me anije dhe aeroplanë u dërguan përsëri në Shqipëri. Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International e kritikoi gjestin e Italisë se kërkesat e azilit nuk i kishte analizuar njëpërnjë dhe se kishte shkelur Konventën e Gjenevës.

Fotoja e anijes e stërmbushur me shqiptarë në drejtim të Pier në Bari, përpara 25 viteve sot keqinterpretohet nga forcat ekstremiste të djathta në perëndim si NPD ose edhe në Zvicër për të ngritur vetëdijen kundër azilkërkuesve. Por gjithashtu fotoja ka dalë nga kontesti kur komentohet si e mbushur me refugjatë evropianë gjatë LDB, që kërkojnë azil në Afrikën veriore./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat