Lirohet mërgimtari nga Suhareka që u arrestua në Serbi

Diaspora

Lirohet mërgimtari nga Suhareka që u arrestua në Serbi

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 18:33
Xhavit Sali Kolgeci

I arrestuari në fjalë, ka qenë ish i burgosur politik nga viti 1999-2002, i liruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, e poashtu i liruar me aktgjykim te Gjykatës së Nishit në vitin 2002.

Mërgimtari nga Suhareka, Xhavit Sali Kolgeci, i cili u arrestua mbrëmë nga Policia Serbe në kufirin serb duke ardhur nga Sllovenia për Kosovë është liruar. Lajmi është konfirmuar nga Shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashmir Xhemaj.

Xhemaj ka thënë se misioni diplomatik dhe në veçanti Ministri Hoxhaj në momentin që kur e kanë marrë lajmin për arrestimin e tij ka kërkuar me urgjencë trajtimin e rastit.

Xhemaj ka treguar se sot është arritur të mundësohet lirimi i shtetasit nga Kosova që jeton në Slloveni.

I arrestuari në fjalë, ka qenë ish i burgosur politik nga viti 1999-2002, i liruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, e poashtu i liruar me aktgjykim te Gjykatës së Nishit në vitin 2002.

Për momentin, Xhavit Sali Kolgeci është duke ardhur për në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat