Po nuk i dha policit serb.., (jo të gjithëve) nuk mund të kalosh kufirin!

Diaspora

Po nuk i dha policit serb.., (jo të gjithëve) nuk mund të kalosh kufirin!

Nga: Ramiz Dermaku Më: 30 gusht 2016 Në ora: 14:41
ilustrim

U zgjuam në ora 4 të mëngjesit, unë djali im Elbasani me bashkëshorten  e tij Eminen.Pimë nga një kafe dhe u nisëm për në vendlindje-Kosovë. Pasë një rruge që kaluam 30 minuta  ne dolëm në aksin rrugor Lindau - Mynhen. Elbasani drejtonte veturën, ndersa Eminja nuk fliste. Papritmas.., Elbasanit ju mbushën sytë me  lotë ? ! E pyeta.., pse qanë  Elbasan? ! Fshiu lotët dhe tha:  Po si mos të qajë babi.. dhe filloi të tregoj. Deri sa u çlirua Kosova nga Serbia ne nuk guxonim të udhëtonim nepër Serbi .., e sot edhe“ pasë.., çlirimit“,  ja përsëri ne të ndarë., dhe nga syt i rridhnin lotët mbi timon. Po deri tani , sa herë  që shkuam në Kosovë.., patëm raste  vdekje. Herën e parë na  vdiq gjyshja ( herën e dytë nëna ime Sadija, , pastaj vëllezërit ;  Selveri, Ekremi, mixha im Xhemaili dhe se fundi  babai im  Hesati. Sot u ndamë nga nëna ime.., Naimja, e cila për shkakë të këmbës së lënduar, nuk udhëton me ne.

Elbasani  Ofshau thellë dhe tha; ah jetë e vështirë zhvillohet në gyrbet. Pra, përsëri ndarje, përsëri ..,dhembje.., përsëri lotë.., përsëri  emocione. Po, atë mëngjes si për inat tonin , aksin rrugor Lindau - Mynih, e kishte mbuluar një mjegull  e dendur. Sa më tepër që i ofroheshim qytetit të                                                    Mynihut, aksi rrugor mbushej me vetura.., të gyrbetqarëve tanë. Ato vetura të stërngarkuara me njerëz dhe gjëra tjera të nevojshme, ia kishin mësyer Kosovës. Mbi vetura kishin vendosur edhe valigje. Mërgimtarët tanë të gëzuar që po shkojnë në vendlindje bënin gara në mes vete se cili do të arrij më shpejtë në shtëpi. Elbasani ngiste veturën dhe nuk fliste asgjë.., ai gjatë ngarjes së veturës shumë shpeshë i thente edhe rregullat e komunikacionit, pra bënte një vozitje të shpejtë. Monotonin e orëve të herëshme të mëngjesit e thente zhurma e makinave. Sa më tepër që i ofroheshim qytetit të Mynihut, Radio Bajerni informonte për kolona të gjata dhe orë te tëra mërgtarët tanë po  prisnin  në rrugë. Eminja pyeti ? !

Kur shqiptarët do ta kuptojnë se çka është shteti, çka është Liria, çka është Demokracia… është shumë lehtë ta thuash fjalën.., Demokraci, por është shumë më vështirë ta realizosh ate në praktikë. Numri i madhë i veturave të mërgimtarëve  tanë  sa vinte shtohej, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve tanë vijnë nga Zvicera ,  kalojnë nepër këtë aksë rrugor. Prandaj, në aksin rrugor Ulm, Mynhen, ishin krijuar  dy kolona të gjata. Jashtë shtriheshin fusha të gjata, të punuara mirë, livadhe të rrafshta diku diku, pemë e perime, plantacione mollash, dardhash, kunbullash, arrash, rrushë, perime, speca, shalqin, luledilli, domate, patate,etj. Ishte korrë bari- ishte duke u terur, plantacione misëri, gruri, elbi, pra qdo gjë ishte ne rregull, rrënzë maleve të larta aty këtu shiheshin kope kaprojësh, të cilët nuk friksoheshin nga njerëzit. Deri sa ne e mbushnim makinën, me derivate,  skaj meje një grua i thonte bashkëshortit.., ju lutëm .., pushojmë pak..,  ju jeni i lodhur- fleni. Ai si për inat i thonte Jo, unë nuk jam lodhur.., por këmbët i dridheshin  e syt e tij ishin skuqur. Po, moj grua ti e di mirë.., kur vdiq nëna juaj.., ne nguteshim ..,po.., po.., por ne sot po udhëtojmë tërë familja dhe sytë ju mbushen me lotë. Radio Mynheni raportonin për kolona të gjata që ishin krijuar në kufirin Austri - Hungari ,dhe Hungari  Serbi. Salcburgu  ndodhej  edhe 64 km. Ne ndaleshim për tu çlodhur për të pushuar pothuaj se në çdo pushimore. Shumë fëmijë shqiptarë (sidomos të atyre familjeve të cilat nuk i kishin dërguar fëmijët në shkollën plotsuese shqipe)  nuk e flisnin gjuhën shqipe . Ata le që nuk e flisnin gjuhën shqipe, por më tragjike ishte se kur flisnin gjermanishtë përdornin fjalë jo të mira të ndyta. Në ora 9 – ne arritëm në kufirin . Austri - Hungari. Para se ne të hynim në Hungarisë, ishin krijuar shumë kolona ( Shih foton) . Pasë një pushimi të shkurtë dhe   blerjes së  tiketës për të bërë pagesën ( bëmë pagesën e rugës që po e shkelim aksin rrugor të Hungarisë)   arritëm në kufirin Hungari – Serbi. Përsëri kolona e gjatë e makinave por ajo qka duhet cekur tani, është se;  
Se kur mërgimtarët tanë  hyjnë në zonën kufitare të Serbisë, asnjëri nuk ngutet..,   ata nuk e prishin rendin , të gjithë heshtin.., tani shtrohet pyetja? A ishin ata vozitës të cilët në zonën e kufirit të Hungarisë gati u coptuan duke e kaluar njeri tjetërin, tani të  gjithë bëhen të urtë, të sjellshëm nga frika. Kur ne arritëm në kufirin Serbi Koasovë- afër Konqulit policia i serbe  kreu detyrën e saj.

Një gjë që duhet cekur  edhe për lexuesit, edhe për eprorët policor, por edhe për ta cekur këtë . Me rastin e këthimit nga Kosova për Gjermani, të shtunën aty nga ora 3 e mëngjesit ne u nisëm për Gjermani. Përsëri në kufirin Kosovë - Serbi,  ishin krijuar dy kolona të gjata. Mirëpo disa “ trima dhe të pa fytyrë“ në kufirin e Kosovës nuk prisnin por orvateshin të kalonin kolonën dhe të mos prisnin. Mirëpo, policia e Kosovës kishte angazhuar një polic i cili e vëzhgonte  apo themi  mbante rendin dhe respektonte ligjin. Po ata vozitës të cilët nuk deshën të presin , polici i cili e vëzhgonte gjendjen dhe i informonte kolegët se vetura me këto tabela…, nga D apo CH, duhet të kthehet në fundë të kolonës. Dhe vërtetë ashtu vepruan. Po atë polici i cili sillej mirë me mërgimtarë.
 
 Dëgjueshëm dhe e respektojnë rendin dhe ligjin, ndalin radion, përgadisin dokumentacionin, dhe asnjëri nga ata nuk flet. Në hyrje. Po ata mërgimtarë të cilët ( posedojnë – kanë- pasaportë të Rpublikës së Kosovës ) Policisë serbe duhet dorëzuar letërnjoftimin Sepse..,  Serbia gjëja se nuk i njehë akoma Republikën e Kosovës  dhe pasaportat e Kosovës. Djali im Elbasani, kishte pasaportë të Republikës së Kosovës, edhe ai duhet të shkonte ( pasë  policit serb ) në Suboticë.Elbasani shkoi në zyre me (policin) për ta marrë letërnjohtimin.., polici i cili punonte në zyre i thotë..,Elbasanit, duke qeshur  zotëri “ Votoni “..,për  serbin..,  pra jepni diqka për ne ! Dhe nëse nuk i jep diçka policit .., ai së bashku me policin doganor, të thonë shko atje parkoje veturen dhe ne e kontrollojmë.  Para se të shkosh tek ai dhe ta rritësh shumën e të hollave.., pra tani edhe jeni vonuar edhe keni paguar gjobë më të madhe.  Ne këtë mënyrë  kalohet pengesa e parë. Pas këtij kontrollimi pason policia doganore ose policia e financave cila bënë kontrollimin e të gjitha dokumenteve , rrobeve, bagazhit..,ata  të pyesin se çka ke për doganë ? A ka diçka për ne.? !. Nëse ke e nuk u jep diçka.., ata fillojnë të bëjnë kontrollimin e veturës, rrobeve  .. etj. Por nëse përsëri nuk u jep ata të thonë shko atje e pritë.., po nuk i pagove policit serb nuk mund ta kalosh kufirin apo  vonohesh shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat