Nga diaspora shqiptaret me motora në protestën e 1 shtatorit në Prishtinë

Diaspora

Nga diaspora shqiptaret me motora në protestën e 1 shtatorit në Prishtinë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:46
Mujë Shala (djathtas), aktivist i denje dhe kryetari i VV na Zvicër

Zhvillimet dramatike në Kosovë, demarkacioni, asociacioni i komunave serbe qe u jap Krahinës serbeve, papunësia, eksodi, printo, kapja e shteti nga mafia politike me mjaft shqetësim dhe dhimbje po i ndjekin edhe shqiptarët në Perëndim sidomos na Gjermani, Zvicër, Itali, Francë, Austri.. na ato mjedise ku shqiptaret janë ma ta dendur.

Mbi 2000 mija shqiptare nga diaspora janë na rruge drejt Prishtinës !.. 

Korrespondenti i “Presheva jonë” na Bruksel ka kontaktuar me shoqata mërgimtarësh na këto qendra evropiane si dhe agjenci të fluturimeve në Prishtinë dhe Shkup, nga të cilat ka mësuar se vetëm sot dhe nesër në drejtim të Prishtinës dhe Shkupit janë nisur mbi 2000 shqiptare nga vendet perëndimore kush me aeroplan, anije.. e kush me autobusë apo me vetura, madje edhe me motorë na grupe-grupe. Ne mesin e këtyre qindra  protestuesve nga diaspora rrugës për na Prishtina nuk janë vetëm shqiptarë nga Kosova , por edhe nga Maqedonia, Presheva e Mali i Zi.. Sepse me këtë qeveri ndjehen ta zhgënjyer dhe rrezikuar e cila qeveri ka ngecur avancimin e proceseve kombëtare edhe tek shqiptaret jashtë Kosovës.

Jo vetëm në Zvicër e Gjermania,  por gjithandej nëpër shtetet evropianë dhe më gjerë diaspora shqiptarë ashtë pezmatuar me qeverinë e Kosovës ta cilën tash e quan mafia politike. Sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, diaspora shqiptare sidomos ajo na Gjermani, Zvicër, Itali, France e Austri po ndjek ma shumë shqetësim, insistimin e Qeverisë PRONTO ta cilëve do t`ju jepet “shpërblimi”  me 1 shtator.

“Tashmë nuk ka dyshim se kjo Qeveri ka kapur shtetin dhe përbëhet nga njerëz mafioz të nëntokës. Republika e Kosovës ka degraduar shumë dhe kjo Qeveri është duke rrezikuar shumë seriozisht, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Natyrisht që kjo na shqetëson shumë…” kana deklaruar aktivistë ta partive dhe shoqatave shqiptare nga Kosova na Zvicër, Itali dhe Gjemani.

Ky mllef dhe indinjatë ta shkatërrimit ta shtetit ta Kosovës ka shkaktuar jo vetam reagime por edhe solidarizim me opozitën shqiptare na Kosovë. Ashta mësuar se para pak qastesh drejt Prishtinës janë nisur me motorra 650 shqiptare na tri grupe ata nga Gjermania, Zvicra dhe Italia..

 “Mirupafshim ne Prishtine me 1 shtator” gatitur para Skënderbeut e Rugovës ata u përshëndeten me familjet e tyre.  “Au revoir, Rendez-vous à Pristina le 1er Septembre”, “Auf aiedersehen, Air sehen uns in Pristina am 1. September”, “Addio, ci vediamo a Pristina il 1 ° settembre” janë këto përshëndetjet e tyre sot me miqtë gjerman, italian dhe zviceran e francezë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat