Mirëpritje vëllazërore në Bashkësinë Shqiptare të Montrealit në Kebek të Kanadasë

Diaspora

Mirëpritje vëllazërore në Bashkësinë Shqiptare të Montrealit në Kebek të Kanadasë

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 15:39
Forumi Social Botëror

Nga 9 deri më 14 gusht 2016 në Montreal të Kanadasë u mbajt Forumi Social Botëror (WSF). Edhe Unia ishte me një delegacion pjesë e WSF-së të sivjetmë. 15 vite pas krijimit në Porto Alegre (Brazil) WSF-ja për herë të parë u mbajt në një vend industrial të hemisferës veriore. Programi përbënte tema të mëdha globale dhe ndërkombëtare: Migracioni, Klima, Varfëria, Marrëveshjet për tregti të lirë, mirëpo edhe kërkesa dhe luftëra regjionale. Në vijim fillimisht përshtypjet nga Forumi dhe më pas edhe ato nga takimi me bashkëkombësit tanë atje.

Delegacioni i sindikatës Unia të Zvicrës në Forumin Social Botëror (WSF) 2016 në Montreal të Kanadasë përbëhej nga: kryesuesja e delegacionit Rita Schiavi, anëtare në udhëheqësi qendrore të Unia-s; Aurora Garcia, drejtuese e sektorit për migracion në Unia; Lena Frank, sekretare nacionale për rini në Unia; unë (Osman Osmani), sekretar nacional për migracion në Unia; Carmela Frasci Simonato, aktiviste sindikale në grupin e interesit të grave dhe të migrantëve të Unia-s; Andrea Tognina, gazetarë i gazetës sindikaliste Area në gjuhën italiane; Giuseppe Reo, drejtues i Unia-s për regjionin e Zvicrës qendrore; Bruna Campanello, sekretare nacionale për sektorin e artizanaleve në Unia; Hans Schäppi , kryetar i fondacionit Solifonds. Këtij delegacioni iu ishin bashkëngjitur edhe përfaqësuesit e sindikatë ndërkombëtare të ndërtimtarisë dhe përpunimit të drurit (BWI) si: Ambet Yuson (sekretar gjeneral) dhe Jin Sook Lee (përgjegjëse e fushatave për Gratë dhe Migracioni), Rud Baars (përfaqësues nga Holanda), Nina Kreuzmann (përfaqësuese nga Finlanda) dhe George Scott (përfaqësues nga Bermuda).

Pabarazia e shpërfaqur edhe në WSF

Me datë 9 gusht në Montreal, ne jemi në mesin e turmës për marshin e hapjes së WSF-së. Në krye të kolonës marshojnë përfaqësuesit e popullatës autoktone të Kebekut First Nations dhe Inuits. Lufta e tyre  për vendin e të parëve të tyre ishte prezentë gjithandej në Forum. Pas tyre marshojnë sindikatat, organizatat joqeveritare, studentët... Mjerisht shumë përfaqësues nga pjesa jugore e botës mungonin, ose për shkak të rrugës së shtrenjtë ose për shkak se të shumëve nga ta nuk iu dhanë vizat hyrëse për në Kanada. Një Forum Social Botëror, i cili çka është e vërteta nuk përfaqësonte tërë botën...  

Punëtori të shumta me tema të ndryshme

Krahas temave të mëdha globale u trajtuan në këtë Forum nuk mungoi edhe trajtimi i tema regjionale e kontinentale. Të përfaqësuara mirë nëpër punëtori ishin sindikatat e Kanadasë dhe të tërë botës. U fol për të drejtat e punëmarrësve, të migrantëve, mbi privatizimet, mirëpo edhe për temat ekologjike, teknologjitë e reja... dhe para së gjithash u zhvilluan mjaft takime dhe shkëmbime.

Delegacioni i Unia-s baskë me përfaqësuesit të Sindikatës Ndërkombëtare të Ndërtimtarisë dhe Përpunimit të Drurit ishte e përfshirë ne 4 punëtori, të cilat trajtuan temat mbi migrantët e punës. Barazinë në sektorin e ndërtimtarisë, të drejtat e punëtorëve dhe manifestimet sportive si dhe marrëveshjet për tregti të lirë (TISA, TTIP, CETA). Kjo e fundit ishte mjaft prezent në Montreal, pasi prek edhe vet nikoqirin e WSF-së, Kanadanë. Marrëveshjet për tregti të lirë janë tema qendrore, pasi ato venë në pikëpyetje të gjitha të arriturat tona sociale e ekologjike dhe ato në rrafshin e Kontratave Kolektive të Punës.

Migrantët dhe imigrantët – shprehjet e ëndrrat e njëjta por je edhe të drejtat

Ne në Toronto, pak para fillimit Forumit, me 7 e 8 gusht takuam ndaras edhe sindikatat e Torontos si dhe organizatat  migrantëve.. Gjatë vizitës se sindikatave simotra u njohëm me organizimin, punën dhe fushe veprimtarinë specifike të tyre. Ndërsa në takimin me organizatat e migrantëve  patëm rast të bisededonim me regjisoren dhe disa nga migrantët që ishin protagonistë të një filmi dokumentar, i cili përshkruan gjendjen e rëndë të punëtorëve temporal në Kanada. Me atë rast ne vërejtëm se shprehja “migrant/e”  në Kanada nënkupton migrantët me leje të përkohshme (temporale) qëndrimi. Të tjerët, pra shumica e popullsisë janë imigrantë. Shprehjet janë të njëjta, ëndrrat po të njëjta, mirëpo jo të drejtat. Ky takim, sikur edhe diskutimet tjera në Forumin Social Botëror, më kanë vërtetuar se sa i rëndësishëm është organizimi i gjithë migrantëve, pavarësisht statusit të tyre.    

Bashkësia Shqiptare e Montrealit në Kebek të Kanadasë

Para nisjes për në Forumin Social Botëror në  Kanada, shfrytëzova nga rasti dhe gjurmova në rrjetet sociale mbi shoqatat e mundshme të shqiptarëve atje. Ne FB hasa ne faqen e Bashkësisë Shqiptare të Montrealit ...  Në Montreal ku u zhvillua Forumi i sivjetmë Social Botëror nga 9-14 gusht, para kënaqësinë dhe nderin të takoja edhe drejtuesit e Bashkësisë Shqiptare për regjionin e Kebekun ku bënë pjesë edhe Montreali. Fillimisht takova Presidentin e kësaj Bashkësie, z. Rikard Shporin, i cili krahas punës profesionale dhe drejtimit e reprezentimit të BSHM, angazhohet edhe vullnetarisht në përkujdesjen e qytetarëve në moshë dhe me nevoja të qytetit. Për këtë angazhim ai edhe u shpërblye zyrtarisht. Nga mesi i shumë konkurrentëve Presidenti i Bashkësisë sonë të Kebekut. Z. Rikard Shpori ka fituar dhe çmimin e parë për angazhim humanitar vullnetar, të ndarë nga zyrtarët shtetëror të Kanadasë.

Më pas bashkë me Rikardin në Montreal takuam edhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë te Kryesisë se Bashkësisë se këtushme Shqiptare: Agim Zeqirin, Drejtor i Departamentit Humanitar dhe Idriz Behën, Drejtor i Arsimit e Kulturës se Bashkësisë Shqiptare Kebek në Montreal. Qe te tre këta aktiviste te palodhshëm vullnetar ne shërbim te komunitetit tone ne Kanada...

Mirëpritja shqiptare edhe në Kanada

Për datën 15 gusht Bashkësia Shqiptare e Kebekut në parkun e njohur të qytetit Montreal kishte organizuar një piknik familjar për pjesëtarët e Bashkësisë së atjeshme Shqiptare. Kryesia e Bashkësisë  me në krye presidentin Rikard Shporin dhe dy drejtorët e departamenteve të BSHM, Agim Zeqiri e Idriz Beha, nuk ngurruan të dëshmonin mikpritjen shqiptare dhe në Montreal të Kebekut në Kanadanë e largët, duke ftuar në drekën e piknikut edhe delegacionit 12 anëtarësh të sindikatës Unia bashkë me përfaqësuesit e sindikatave ndërkombëtare të ndërtimtarisë e përpunimit të drurit që iu ishin bashkangjitur delegacionit tonë.

Ngrohtësia, mirëpritja ndaj meje dhe se fundi dhe ftesa mikpritëse që iu bë delegacionit tonë sindikalist të Zvicrës nga ana e Bashkësisë Shqiptare të atjeshme, mua më bëri të jem shumë krenar. Shfrytëzoj nga ky rast që Rikard Shporit e Shkodrës, Agim Zeqirit e Vitisë, Idriz Behës e Prishtinës dhe Ramushin e Kaçanikut, Aleksin e Pukës, Nehatin e Dibrës si dhe të gjithë pjesëtarëve të komuniteti tonë atje, tu shprehi mirënjohje publike për këtë përjetim të këndshëm dhe të paharruar për mua në atë cep të largët të Botës.

Osman Osmani, Bashkësia Shqiptare e Shafhauzen me rrethinë, Zvicër, gusht/shtator 2016 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat