Gjermani: Kapen katër grabitësit shqiptarë

Diaspora

Gjermani: Kapen katër grabitësit shqiptarë

Nga: Fitim Dika Më: 20 shtator 2016 Në ora: 19:17
ilustrim

Të hënën e kaluar, rreth orës 16.30, në një supermarket në rrugën Lohstücker  Bad Segeberg, ka ndodhur një plaçkitje e artikujve me vlerë 100 euro nga katër shqiptarë, shkruan media gjermane focus.de.

“Dy persona ishin duke mbushur çantën e tyre me artikuj të ndryshëm, kur më pas ikën pa paguar në kasë,” thekson një punonjës. Pasi është alarmuar policia janë gjetur dy grabitësit që me gjasë kanë qenë të ndihmuar edhe nga dy persona tjerë. Bëhet fjalë për katër shqiptarë të moshave mes 18 dhe 27 vjet, përcjell botasot.info. Policia kriminale e qytetit Bad Segeberg ka arrestuar fillimisht katër personat, por për mungesë padie i ka lënë përsëri të lirë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat