Shpartallohet banda greko-shqiptare, ndër më të mëdhatë në historinë e Italisë: 99 të arrestuar, 5 tonë drogë

Diaspora

Shpartallohet banda greko-shqiptare, ndër më të mëdhatë në historinë e Italisë: 99 të arrestuar, 5 tonë drogë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 shtator 2016 Në ora: 18:29
Pamje nga videoja

Një goditje e madhe kundër mafias: Policia italiane ka shpartalluar një kartelë ndërkombëtare të drogës, duke sekuestruar rreth pesë tonë drogë. Gjithsej 99 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit „Ring New“, njoftoi policia italiane, përcjell botasot.info. Bëhet fjalë për një kartelë greko-shqiptare që furnizonte me drogë mafian italiane. Gjithashtu edhe në Greqi, Belgjikë dhe Shqipëri ka pasur arrestime në kuadër të operacionit.

Sekuestrimet janë me shifra epike: 117 kilogram kokainë,  4629 kilo marihuanë, 90 kilo hashash, 850 gram Heroinë/Morfinë, si dhe 554.000 euro kesh, shtatë automjete, dy anije, pesë kamionë dhe një furgon. Droga në shumicën e rasteve ka qenë e fshehur nëpër prodhimet bujqësore dhe artikuj tjerë ushqimorë.

Shqipëria lidere e marihuanësm kokaina përmes Spanjës e Hollandës

Sipas autoriteteve kokaina ka qenë transportuar kryesisht nga Spanja dhe Hollanda, ndërsa marihuana nga Shqipëria përmes detit, ku kohët e fundit shpesh kemi parë edhe avionë që kanë transportuar drogën nga djerrinat shqiptare në Itali.

Kartela ka qenë e lidhur me mafiat e njohura italiane si Camorra, Sacra Corona Unita dhe ’Ndranghetha./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat