Ministri i Brendshëm italian reagon për arratisjen nga burgu të 3 shqiptarëve

Diaspora

Ministri i Brendshëm italian reagon për arratisjen nga burgu të 3 shqiptarëve

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 16:50
Angelino Alfano

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano ka folur për tre shqiptarët e arratisur nga burgu i Rebibbia, duke u shprehur optimist se ata do të kapen së shpejti. Kanë kaluar disa ditë që të burgosurit shqiptarë në Itali janë në kërkim, kur u arratisën nga qelia.

Ministri i Brendshëm përjashtoi gjithashtu pistën që shqiptarët të kenë pasur bashkëpunëtorë brenda burgut dhe rreth këtij dyshimi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Kjo është diçka që ndodh në të gjithë botën. Megjithatë, këto fenomene në Itali kanë përfunduar gjithmonë me kapjen e të burgosurve.

Shqiptarët që u arratisën nga burgu i Rebbibia janë Tesi Basho 36 vjeç, Mikel Hasanbelli 36 vjeç dhe Ilir Pere 40 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat