Itali, të shtëna me armë për të ndaluar shqiptarin

Diaspora

Itali, të shtëna me armë për të ndaluar shqiptarin

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 19:49
Ilustrim

Të shtëna janë shënuar pasditen e sotme në brendësi të dyqanit “F&S Electronic” në rrugën “del Fante” në Livorno të Italisë, për të ndaluar një shqiptar, që i iku kontrollit të karabinierëve.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, teksa ndiqej nga policia, është futur në dyqan.

“Ishte i armatosur”, citohen disa dëshmitarë nga mediat lokale. Megjithëse është krijuar panik, momentalisht nuk raportohet për të lënduar.

Pronari i biznesit, Stefano ka treguar arrestimi e shqiptarit: Ndodhesha në pjesën e pasme të dyqanit, në anën e majtë, për të bërë disa punë kur pashë një mashkull shumë të gjatë, të ri, me një xhaketë të zezë dhe xhinse, i cili hyri me shpejtësi. U fut në korridor dhe mbylli derën. Unë thirra shitësen që ishte me mua në punë dhe e tërhoqa nga vetja për ta shpëtuar. Një çast më pas hyri një efektiv policie.

Ai kishte pistoletën në dorë dhe e mbante drejtuar përpara. Pasi gjeti derën e korridorit të mbyllur, e goditi me një shqelm dhe e hodhi në tokë, dhe arriti keqbërësin në pjesën e prapme. Pas pak, erdhi një tjetër efektiv, që pasi dëgjoi një të shtënë që vinte nga pjesa prapa, qëlloi një tjetër”.

Shqiptari u arrestua me vështirësi nga karabinierët, raportojnë mediat lokale. Ai tentoi arratisjen, por u neutralja në rrugë para dyqanit të pajisjeve elektronike, pas një përleshje të shkurtër. Nuk raportohet motivi se pse shqiptari ndiqej nga policia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat