Si e vranë serbët albanologun e njohur nga Kroacia, Milan Shuflain ?!... - Bota Sot
Si e vranë serbët albanologun e njohur nga Kroacia, Milan Shuflain ?!...

Diaspora

Si e vranë serbët albanologun e njohur nga Kroacia, Milan Shuflain ?!...

Nga: Tomë Paloka, Nju Jork Më: 12 maj 2010 Në ora: 14:29

Politika ekspansioniste dhe gjenocidiale e Serbisë, gjatë gjithë historisë qindravjeçare është përpjekur vazhdimisht të ndryshojë të vërtetën historiko-shkencore ndaj popullit shqiptar si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan dhe Evrope , për t’u zgjeruar territorialisht në dëm të tij. Një njeri me vlera të jashtëzakonshme shkencore dhe njerëzore , qe i ka vënë në spikame të vërteta t historiko – shkencore është shkencëtari i njohur kroat në përmasa botërore dhe njëri ndër albanologët më të njohur në botë, Milan Shuflay, i cili u bë viktimë e atentatit kriminel serb më l9 shkurt të vitit l931 ,duke hyrë në banesën e tij në Zagreb të Kroacisë. Atë e privoi nga jeta dora vrastare e kriminelit serb,Branko Zvergel, i cili i takonte Organizatës terroriste”Mlada Jugosllavia”,{Jugosllavia e Re}.

Ky albanolog i njohur me origjinë kroate, Milan Shuflay, u lind ne vitin l879 në Lepogllavë të Kroacisë, i cili ishte një poliglot i rrallë i asaj kohe që i njihte disa gjuhë si fjala vjen, :kroatishten, gjermanishten, hungarishten ,shqipen, greqishten, latinishtën, hebraishten, frengjishten, ,sanskritishten si dhe të gjitha gjuhët sllave. Ai, si doktor i shkencave historike të kryera ne Vjenë të Austrisë nuk pushoi së shkruari dhe kërkuari dokumente historiko-shkencore për të dëshmuar së populli shqiptar është njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkani dhe në Evropë .Ky albanolog I njohur me kërkimet e tij në fushën e albanologjisë dhe veçanërisht në studimin e dokumenteve mesjetare kishte ardhur në konkludim shkencor se të gjitha kishat në atë kohë kishin qenë kisha katolike shqiptare ,sepse kishte vizituar bibliotekat dhe arkivat e ndryshme botërore në të cilat ishte njohur për së afërmi me kulturën dhe traditën e lashtë shqiptare ndaj së cilës ushqente një simpati të veçantë. Ai e botoi në gjermanisht në vitin l918 librin:”Skena e depërtimit ortodoks në truallin katoliko- shqiptar” dhe atë “Gjendja e kishave në Shqipërinë para turke”,pastaj”Historinë e Shqipërisë”. Ndërkaq,në vitin l920 boton romanin e parë historik “Konstantin Balsha”me pseudonimin e tij “ Alba Limi” si dhe vepra të tjera të shumta në Vjenë të Austrisë si dhe veprën “Shqiptarët dhe serbët në shekullin e mesjetës”.

Duke i kontribuar të vërtetës historiko-shkencore me argumente të shumta mbi autoktoninë e shqiptarëve si populli më I vjetër në atë hapësirë, Milan Shuflay me revistën e tij “Acta Abanoe” të kësaj natyre i drejtohet Tiranës për ta ndihmuar vazhdimin e punës së tij në botimin e saj. Dhe, në shënj respekti të veçatnë ndaj këtij humanisti dhe shkenctari të albanologjisë ,Qeveria e Ahmet Zogut në atë kohë e fton në Tiranë, Milan Shuflayn aty kah fundi I vitit l93o që të vizitojë Shqipërinë,me ç’rast ky albanolog I njohur,Milan Shuflay pritët në Tiranë nga ana e Qeverisë Shqiptare me nderimet më të larta shtetërore.

P.S. Nesër do të lexoni: Si e shpërbleu Ahmet Zogu, albanologun Shuflay gjatë vizitës së tij në Shqipëri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...