Në stacionin e trenave të qytetit gjerman Lindauer, Neu-Ulm janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e kokainës dhe amphetamin, që ishin fshehur në çantën e një personi që pretendonte se është grek me një dokument të falsifikuar.
Nga kontrollet e imtësishme që ju bënë më vonë “grekut”, rezultoi se bëhet fjalë për shqiptar nga Kosova, i cili e kishte blerë pasaportën greke me çmim 1.800 euro, njofton botasot.info, lajmin e all-in.de.
Personi në fjalë është dërguar përpara autoriteteve të drejtësisë për disa procedime penale./Bota sot