U mbajte konferencë për shtyp-kushtua sensibilizimit të çështjes çame

Diaspora

U mbajte konferencë për shtyp-kushtua sensibilizimit të çështjes çame

Nga: H. Hasanramaj Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 09:46
Çamëria

Anëtaret e Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria nga" Holanda- dega ne Kosovë në lokalet e hotelit Grand në Prishtinë mbajti një konference për mjetet e informimit të Kosovës ku ju kushtua një vëmendje e posaçme-sensibilizimin të çështjes  Çame. Kryetari i Shoqatës Demokratike Shqiptare për Kosove  Dibran Fylli në një fjale të shkurte i falënderoi te pranishmit dhe ju uroi Republikën e Çamërisë ne ekzil  me shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind kilometra katror  ne Epirin e lashte.

Kryeministri i Qeverise se Çamërisë  Festim Lato e përshëndeti ketë Konference, duke shpresuar se çamet sa me pare te kthehen ne trohet e tyre etnike stërgjyshore dhe  atyre tu njihet sa me pare shteti i Çamërisë nga shtetet dhe OKB. Nënkryetari i degës për Kosovën të kësaj shoqate, Asllan Qyqalla- duke i përshëndet të pranishmit në një fjalë të shkurtër  para të pranishmeve  u angazhua për ecurinë e Shoqatës për dosjet Çamërisë te cilat  janë pranuar në Gjykatën Ndërkombëtare ne Hage, kurse kryetari i kësaj Shoqate në Holande .

Rrustem Geci të pranishmeve në lokalet e Hotelit Grand u foli për kronologjinë e takimeve zyrtare te kryeministrit te Çamërisë, funksionimin e shtetit ku janë formuar tri Ministri ajo e Mbrojtjes të punëve te jashtme dhe e punëve te brendshme.

Ne ketë Konference një shpalosje te vizitave ne token e Çamërisë qe sot janë te okupuara nga Greqia.. Për të pranishmit plaku i moshës 90- vjeçare nga fshati Rezallë recitoi një vjershe kushtua Çamërisë. Te gjithë e uruan Republikën e Çamërisë qe te jetësohet sa me në jetë dhe vepër ...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat