“Sikur kjo të ishte shfaqje”– në kuadër të “Ditët e kulturës shqiptare në diasporë”

Diaspora

“Sikur kjo të ishte shfaqje”– në kuadër të “Ditët e kulturës shqiptare në diasporë”

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 18:44
ilustrim

26 nëntor 2016 Berlin, 28 nëntor 2016 Landskrona-Suedi, 30 nentor 2016 Bern-Zvicër dhe 02 dhjetor 2016 ne Londër-Angli

Duke pasur per qellim  informimin e audiences evropiane per ngjarjet neper te cilat ka kaluar Kosova, gjithmone me idene e ngritjes se vetdijes se publikut te huaj, shfaqjen e vlerave tona kulturore dhe njekohesisht permiresimin e imazhit te Kosoves, ne si trupe teatrore, deri me tani,  kemi udhetuar ne vende te ndryshme te rajonit dhe europes si: Slloveni, Bonje Hercegovine, Maqedoni, Koaci, Itali, Franc, Belgjik,e deri ne Amerike duke prezentuar  nje shfaqje me rrefime njerezore nga nenqielli shqiptar, si rrefime personale, e te cilat shpesh pershkruajne edhe fatet e gjeneratave ose fatet kolektive.

Besojme se prezentimi i kesaj shfaqje ne kuader te “ Ditet e kultures shiptare ne diaspore”, e organizauar dhe mbeshtetiur nga Ministria e Diaspores, do ti mundesoje publikut shqiptare e te huaj, qe do te kete rast te shohe shfaqjen, te njoftohet me realitetin tone dhe perjetimet tona jo shume te largeta te cilat shpesh here jane shume te veshtira per tu rrefyer, andaj e kemi zgjedhur teatrin si mjet te komunikimit.

Shfaqja eshte e ndertuar si nje tragjikomedi e cila shperfaqet permes 30 personazheve, karaktereve,  te cilet sjellin pervoja dhe refime personale te nje periudhe kohore ku Jeta,ne kundershtim me realitetin, kishte me se paku vlere.

“Sikur kjo te ishte shfaqje”, eshte punuar si shfaqje e teatrit dokumentar, kryesisht e bazuar ne tekniken e punes se Augusto Boal  nga “Teatri i te shtypurve”. Kjo shfaqje, ne thelb, trajton njerezoren, humanen, brenda njeriut dhe shoqerise dhe si i tille ngre shume pyetje, ndoshta edhe pa pergjigje, per te gjitha kategorite njerezore. Kjo eshte nje shfaqje ndjenjash dhe emocionesh te munguara te karaktereve e qe i gjejme gjithkund ne tablot e jetes.

Mbi te gjitha eshte nje rrefim shpresedhenes, qe nuk merret shume me deshprimin qe sjell zakonisht fundlufta, por me teper aludon ne njerezit me te cilet mund te identifikohemi,

Kërkesat e shumta të miqve, publikut dhe  kolegëve që nuk kanë pasë  mundësi te shohin shfaqjen na nxisin që te rikthejme këtë tregim ne Teatrin Oda – ku ju takojmë të Enjten me 24 Nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat