28 Nëntori u festua edhe në Australi

Diaspora

28 Nëntori u festua edhe në Australi

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 20:17
Festa në Australi

Në Melburn të Australisë tash është bërë dita e 29 e muajit nëntor. E duke qenë rreth gjysmë dite më parë, atje është festuar më herët 28 nëntori.

Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari kanë ngritur flamurin në kontinentin e largët.

“Në Australi festohet së pari Viti i Ri. Edhe dita vjen e para. Andaj edhe 28 Nëntori vjen më së pari këtu. Kisha kënaqësi dhe nder të veçantë që këtë vit me bashkatdhetarët tanë, me ambasadorin tonë Sabri Kiçmarin dhe Agim Kuletën e ngritëm flamurin kombëtar në Melburn të Australisë, besoj para gjithë shqiptarëve të tjerë. Urime e gëzime”, ka shkruar Murati.

Ambasadori Kiçmari e ka dhënë një tjetër kumt nga atje.

“Së bashku me Ministrin e Diasporës, mikun tim Valon Murati, takuam Komunitetin Shqiptar në Sydney dhe morëm pjesë në shënimin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit tonë Kombëtar në Melbourne. Bashkatdhetarët tanë i ftuam të jenë të bashkuar, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kujdesen për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar te gjenerata e re. Nxënësve të shkollës shqipe ju dorëzuam dëftesat me rastin e përfundimit të vitit shkollor”, ka shkruar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat