Austri, shqiptari vret polakun dhe plagos një tjetër

Diaspora

Austri, shqiptari vret polakun dhe plagos një tjetër

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 23:45
ilustrim

Një shqiptar 33 vjeçar nga Kosova u vetëdorëzua në policinë e Austrisë, pasi akuzohet se vrau një 34 vjeçar polak pak ditë më parë.

Shqiptari  ishte i shoqëruar me avokatin e tij Mirsad Musliu, i cili tha se klienti i tij “kishte vepruar në situatë vetëmbrojtje”.

Ngjarja ndodhi natën e së premtes së shkuar në një lokal, ku shqiptari e goditi disa herë me thikë shtetasin polak duke i shkaktuar vdekjen më vonë.

Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një 37 vjeçar, bashkëkombës i viktimës.

“Është e qartë se klienti im është nën sulm të dhunshëm nga ana e dy viktimave”, tha Musliu.

Ndaj kosovarit u lëshua një urdhër-arresti ndërkombëtar, por u vetëdorëzua në polici. Ngjarja ndodhi në Floridsdorf pranë një lokali. Shqiptari banonte në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat