Mbahet kuvendi i punës i shoqatës humanitare kulturore-sportive "Dardania” në Linz (Austri e Epërme)

Diaspora

Mbahet kuvendi i punës i shoqatës humanitare kulturore-sportive "Dardania” në Linz (Austri e Epërme)

Nga: Miftar Zagragja Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 19:28
Mbahet kuvendi i punës i shoqatës humanitare kulturore-sportive,,Dardania” në Linz ( Austri e Epërme)

Në lokalin e shoqatës-kulturore-sportive,,Dardania”në Linz (Austri e Epërme), adresa: Kremplstraße-3 , 4020-Linz u mbajt kuvend pune i shoqatës humanitare kulturore- sportive,,Dardania”.

Fillimisht, fjalën e mori kryetari i shoqatës-kulturore-sportive,,Dardania, z. Mehdi Prushi, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë të pranishmit  për kohën dhe mundin e dhënë për pjesëmarrjen e kësaj mbledhjeje. Z. Prushi i bëri një vështrim të kaluarës dhe aktiviteteve gjithëpërfshirëse të shoqatës humanitare Kulturore sportive,,Dardania” nga Linzi i Austris së Epërme. 

Po ashtu, kryetari i kësaj shoqate paraqiti edhe raportet e punës për vitet 2015 dhe 2016, pra që nga kuvendi i kaluar deri më sot  dhe u nënvizua ndihma që ka ofruar kjo shoqatë në vlerë prej 54,000 euro.

U theksua se këto mjete janë tubuar nga turnire të ndryshme si dhe koncerte humanitare, pastaj nga pagesa e anëtarësisë si dhe nga ndihma e mërgimtarëve që jetojnë në Linz e rrethinë si dhe nga kontributi i donatorëve si: z. Lulzim Fejzullahi ( Ebensee-Gmunden) dhe z.Agim Gashin, Baden.

Shoqata “Dardania” gjatë gjithë kohës u ka ndihmuar  familjeve me gjendej të  rëndë ekonomike, siç është rasti me vajzën nga Kosova (R . R) që vuande nga sëmundja e tumorit dhe e cila u soll   për shërim në spitalin e Linzit( Austri).  Shoqata “Dardania” ndërtoi  shtëpinë  e familjes 5-anëtarëshe Berisha nga Peja .

Pra, ne treguam dritën, më shumë se kurrë humanizmin e bujarinë që t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë. 

Prej këtij viti kemi një numër të anëtarëve të rinjë që kanë bëre pagesën e anëtarësisë,  çka dëshmon për zgjerimin e shoqatës me anëtarë të rinjë të rregullt. Kryetari, i shoqatës, z. Mehdi Prushi,  në mënyrë tabelare paraqiti gjendjen reale të fondit të shoqatës ,,Dardania” nga  Linz.

Në mbledhje u theksua se  roli dhe kontributi i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe është shumë i fuqishëm, sepse këta njerëz të vyeshëm gjithçka e  kanë  bërë në emër të përkushtimit  për atdheun e tyre. Të gjithë ne jemi përpjekur që të jemi aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive, kemi zhvilluar aktivitete të shumta në veprimtaritë kulturore dhe ato sportive. Posaçërisht kemi qenë bashkë kur kemi shënuar ditët e lavdishme të historisë sonë kombëtare siç janë. 28 Nëntori – Dita e Flamurit, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëndësi kombëtare.                                   

Në fund u bëjë një apel të gjithë bashkëvendësve tonë ngado që të jenë,  që të kyçen në mënyrë vullnetare në ketë Shoqatë, për të mirën tonë, me moton,sa më shumë, aq më mirë, sepse një pjese ë mirë e fondit do të krijohet pikërisht nga anëtarësimi në shoqatën humanitare  kulturore sportive,,Dardania” nga  Linz, Austri e Epërme. Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos   që shuma vjetore për anëtarësim në këtë shoqatë të jetë 60 euro.                                                                                                                                                                        

Poashtu në këtë kuvend u zgjodh  kryesia e shoqatës (prej 13 anëtarësh)  si dhe organet tjera që do të udhëheqin shoqatën, për periudhën e ardhshme 2- vjeçare, Kryesia e shoqatës është : Kryetar-  z. Mehdi Prushi, Sami Tafaj, Ahmet Sallahi, Lulzim Aliçkaj, Halim Bajrami, Qani  Abdullahu, Sylejman Shala, Albert Berisha, Safet Kamberi, Gafurr Knushi, Sherif Ferizi, Istref Preniqi dhe Miftar Zagragja. Po ashtu u ndanë dhe u caktuan detyrat që duhet të kryhen  në secilin sektor.     

Në vijim kryetari z. Mehdi Prushi,  theksoi se deri më sot jemi  përpjekru e edhe në të ardhmën do të përpiqemi, me të gjitha mundësitë që të veprojmë dhe të mbajmë përgjegjësi absolute për të gjitha detyrat dhe obligimet që na janë besuar nga anëtarësimi në  Shoqatën Humanitare  Kulturore Sportive,,Dardania” nga Linz, si dhe  do t’i përmbahemi statutit dhe programit të saj.  Njëherit kryesia i ftoi të gjithë mërgimtarët që jetojnë në Linz e rrethinë që të kyçen në shoqatë, për të mirën e  tyre. Kjo shoqatë humanitare, ka vetëm qëllime humanitare si dhe bashkërendimin e  aktiviteteve për ruajtjen e identitetit dhe organizimit të mirëfilltë të diasporës shqiptare si dhe bashkëpunimin e organizatave shqiptare midis tyre. 

Në këtë mbledhje edhe një herë u rikonfirmua se do të jemi aktivë në jetën shoqërore, kulturore, sportive dh e Humanitare. U tha se do të zhvillojmë aktivitete të shumta si në veprimtaritë kulturore ashtu dhe atë sportive si  turnire në futboll të vogël, koncerte përmes të cilësve do t’u ndihmohet familjeve në gjendje të  rëndë ekonomike, sepse vetëm kështu tregojmë më shumë se kurrë humanizmin e bujari  dhe u dalim në ndihmë  familjeve në nevojë.

Që nga koha kur kanë ardhur në Austri e deri tash, bashkëkombësit tanë shqiptarë, kanë arritur që të integrohen në jetën dhe shoqërinë austriakë,  duke ruajtur edhe gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat