Kontrolle të shpeshta të autobusëve nga Ballkani, kapet një shqiptar me vizë të falsifikuar

Diaspora

Kontrolle të shpeshta të autobusëve nga Ballkani, kapet një shqiptar me vizë të falsifikuar

Më: 5 janar 2017 Në ora: 16:35
ilustrim

Policia gjermane ka ndaluar një autobus me targa të Maqedonisë, të mërkurën në mëngjes, i cili udhëtonte nga Prizreni në Aachen. Kontrolli u krye në magjistralen A8, pranë Bad Reichenhall, shkruan wochenblatt.de.

Aty kishte një banor nga Kosova, 21 vjeç, që policia konfirmoi se vizën gjermane e kishte tërësisht të falsifikuar, përcjell botasot.info. Shqiptari është zbritur nga autobusi dhe është dërguar direkt drejt Austrisë.

Policia gjermane ka shtuar kontrollet ndaj autobusëve që vijnë nga Ballkani. Disa ditë më parë u kontrollua një autobus që vinte nga Bullgaria, ku u gjet një rumun që kishte fletarresti nga Prokuroria gjermane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat