Arrestohet banda shqiptare e profesionalizuar për grabitje hotelesh dhe stacione trenash, ja automjeti i tyre që udhëtonin

Diaspora

Arrestohet banda shqiptare e profesionalizuar për grabitje hotelesh dhe stacione trenash, ja automjeti i tyre që udhëtonin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 janar 2017 Në ora: 10:01
Pamje nga video

Rreth qindra grabitje kishin ndodhur gjatë vitit 2016 në rajonet e Bavarisë, Austrisë, diasTirolit Jugor dhe Zvicrës, ndërsa tani policia e ka të qartë se pas tyre qëndrojnë një bandë pesë-anëtarëshe nga Shqipëria, shkruan br.de. Ata kishin vjedhur në mënyrë profesionale hotele, shtëpi private, bile dhe trena malorë. Falë ndërhyrjes së policisë gjermano-austriake banda u kap pas një grabitje në Salzburg.

“Pesë shqiptarët udhëtonin me një veturë gjëja për kamping, që e parkonin pranë vendit ku kishin planifikuar të grabitnin. Ata janë mes 21 deri 39 vjeç,” përcjell botasot.info. “Në alpet bavareze janë grabitur gjashtë stacione treni, së fundi në shtator 2016 në vendin e quajtur Taubenbergbahn am Spitzingsee.”

Sipas hetuesisë në duart e tyre ndodhen gjysmë milion euro, që i kanë fituar në rrugë të pandershme./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat