Trafikant ose agjent i polcisë, gjykata austriake do vendosë në seancat e radhës për shqiptarin

Diaspora

Trafikant ose agjent i polcisë, gjykata austriake do vendosë në seancat e radhës për shqiptarin

Nga: Fitim Dika Më: 20 janar 2017 Në ora: 18:00
ilustrim

Është një akt si asnjë tjetër. Prokuroria ishte mashtruar. Nuk ishte një proces i drejtë. Dhe ata duhet të tregojnë, që ajo çfarë kishte ndodhur nuk ishte e drejtë, tha avokati Kurt Jelinek, në seancën e Gjykatës së Apelit në Linz, për klientin e tij Eduard P. nga Shqipëria. Eduardi është dënuar në qershor 2016 për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike. Për një kilogram kokainë është dënuar me tre vjet heqje lirie, shkruan krone.at.

Megjithatë atëherë nuk e dinte askush, as gjykatësi, që bëhej fjalë për dëshmi të pavërteta mbi dy shqiptarë të Kosovës, që u paraqitën si bosë të drogës. Asnjëri nuk e dinte, që njëri nga dy shqiptarët punonte për policinë, përcjell botasot.info.

Në 17 nëntor Oltjon B. (26) u dënua për ndihmën që u kishte dhënë disa grabitësve me dëme të shkaktuara deri në 102.000 euro. Por nuk është vërtetuar nëse njëri prej shqiptarëve të ishte bashkëpunëtor i policisë ose pjesë e organizatave kriminale.

“Unë kërkoj rifillimin e procesit,” tha Jelinek. Në fillim gjykatësi theksoi se “mund të ketë arsye për kthimin e padisë në Gjykatën e parë.”

Në seancën e radhës pritet të sillet vendimi përfundimtar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat