Ideali për të cilin u vranë as sot nuk shuhet

Diaspora

Ideali për të cilin u vranë as sot nuk shuhet

Nga: Islam Fejzullahu Më: 22 janar 2017 Në ora: 07:31
Suedi

Halmstad Suedi 21 janar  - Në qendren kulturore për Kosovë u mbajt manifestim përkujtimor ”Flaka e Janarit” me rastin e vrasjes nga dora gjakatare armike e herojve të kombit  Jusuf e Bardhosh Gervalla e Kadri Zeka në Helbron të Gjermonisë me 17 janar të viti 1982,ranë për të mos vdekur kurr.Kshilli organizativ me në krye Nuhi Mazrekun,Ferat Mehen,Xhevat Isufin,organizuan një manifestim përkujtimor ”Flaka e janarit” për ket eveniment historik të herojve të kombit të cilet u vran pabesisht nga dora gjakatare.Salla e qendres Kulturore në lokalitetin Troninge të Halmstadit ishte mikpritëse e mbushur me plot bashkatdhetar nga shum qytete të suedisë për ket manifestim.

Fillimisht u intonua himni kombëtar,me pastaj në rolin e moderatorit u paraqit drejtuesi i programit manifestiv mesuesi Qerim  Raqi,i cili fillimisht përshendeti të pranishmit ju uroj mirëseardhje dhe rezimoj med isa fjalë rreth veprimtarisë  së herojve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka.Me pastaj ai ia dha fjalën njerit nga ish shokut të idealit te Kadri Zekes, Ferit Qallaku ish i burgosur politik,i cili m eket rast ai  evokoj shum kujtime të asaj kohe dhe veprimtarinë e tyre dhe shum tjerve të perbashket me një qellim të caktuar clirimi kombëtar dhe social.

Image

Qallaku rezimoj sidomos në punen në grupe(treshe) siq  quhej ne atë kohë,fillimisht  drejtohej nga Kadri Zeka deri sa ai detyrohet të lagrohet në mergim pasi zbulohet nga UDB-ja jugosllave.Ai perkujtoj edhe shum bashkveprimtar tjerë dhe ish të burgosur politik të asaj kohe sikur ishin i madhi Kadri Osmani,Jakup krasniqi,Reshat Avdia,Hydajet Hyseni,Berat Luzha,Mehmet Strofci e shum tjerë.

Qallaku gjithashtu evokoj kujtime edhe per vizitat e Zekës dhe se bashku me te edhe tek vllazërit Gervalla.Ky evenimet nuk do ishte i fuqishem pa emrat e ketyre kolosve të kombit sikur edhe të Rexhep Males e Nuhi Berishes qe ranë dy vite më vonë,pastaj edhe Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë.Lavdi ketyre herojve dhe të gjithë herojve tjerë të kombit të cilet ranë per të mos vdekur kurr në altarin e lirisë.Me pastaj në emër të kshillit organizativ të pranishmit i përshendeti Ferat Meha të cilet i falenderoj për pjesmarrje dhe me fjalet se jemi të nderuar kur mund të organizojmë evenimente të ketilla qe ti perkujtojmë me krenari herojt tanë.

Image

 

Gjithashtu në emër të qendres kulturore Xhevat Isufi duke i falenderuar për pjesmarrje të pranishmit shtoj se ne si diasporë jemi të gatshem gjithëherë jo vetem për evenimente te ketilla por edhe per qdo nevoj apo ndihmë qe i duhet vendlindjes.Pastaj në emër të unionit te¨shoqatave te veriut”ILIRIDA” të pranishmit i përshendeti Isuf Topilla duke i falenderuar per pjesmarrje ai shtoj se herojt janë ata te cilet na obligojnë qete jemi te gjithë afer njeni tjetrit dhe te bashkuar.

Pasatj mesuesi Qerim Raqi ne vazhdim  shaplosi veprimtarinë e jusuf Gervalles i cili merrej me shkrime(poezi) te botuara tri botime,(prozë)një roman i botuar ne tiranë,me  muzikë me qrast lexoj një poezi eshkruar nga Jusuf Gervalla dhe  lëshoj një këng të inqizuar e kenduar nga vet Jusuf Gervalla.Ne vazhdim filloj programi artistik muzikor enkas per ket eveniment rapsodet nga Halmstadi:Ferat Meha,Muzafer Krasniqi,Naim Sejdiu,Ajet Selmani,Ali Rrustemaj dhe Sherif Morina,kishin pregadit një program muzikor me këngë patriotike duke filluar nga kërnga për Jusuf e Bardhosh Gervalla e Kadri Zeka duke vazhduar me kengen për Adem Jasharin.Programi vazhdoj deri ne oret e vona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat