Policia britanike dhe gjermane bashkëpunojnë për kapjen e shqiptarëve me dokumenta të falsifikuara

Diaspora

Policia britanike dhe gjermane bashkëpunojnë për kapjen e shqiptarëve me dokumenta të falsifikuara

Nga: Fitim Dika Më: 31 janar 2017 Në ora: 16:52
ilustrim

Të dielën në mbrëmje policia kufitare gjermane në aeroportin Mynih ka pranuar një email nga kolegët britanikë që e njoftonin për persona të dyshimtë që tentonin të fluturonin drejt Britanisë, shkruan abendzeitung-muenchen.de. Konkretisht bëhej fjalë për një person me dokumenta italiane.

“Në momentin kur italiani ia dorëzoi dokumentin e identifikimit policisë gjermane, ata filluan kontrolle të imtësishme ku u vërtetua se bëhej fjalë për falsifikim,” përcjell botasot.info. “23 vjeçari në fakt ishte shqiptar dhe akuzohej se kishte blerë dokumentat e identifikimit nga organizatat shqiptare të trafikimit të qenieve njerëzore drejt Britanisë.”

"Carta d'Identità" ai e kishte marrë nga një bashkëkombas në një kafe të Milanit për 1000 euro. Ndërsa më vonë kishte udhëtuar me tren drejt Mynihut.

Mëngjesin e së hënës 23 vjeçari është kthyer mbrapsht në Tiranë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat