Dy shoqata shqiptare në Austrinë e epërme bëhen pjesë e aktivistëve Socialdemokratë në Parlamentin Europian

Diaspora

Dy shoqata shqiptare në Austrinë e epërme bëhen pjesë e aktivistëve Socialdemokratë në Parlamentin Europian

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 09:25
Shoqatat shqiptare në Austrinë e epërme bëhen pjesë e aktivistëve Socialdemokratë në Parlamentin Europian

Me iniciativën e znj.Adriana Kelmendi Sherifi, nënkryetare e parë e Aktivistëve Socialdemokrat te Austrisë së Epërme në Parlamentin Evropian, Shoqata Iliret me Kryetar Nazmi Racaj dhe ajo Bashkimi me Kryetar Skender Shaqirin u bënë pjesë e Aktivistëve te Socialdemokratëve të Austrisë së Epërme.

Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë arsyeja se këto Shoqata janë tashë e shumë vite shumë aktive dhe kanë një rol shumë të rëndësishëm në integrimin e shqiptarëve në Austri, andaj meritojnë që të kyqen edhe ne institucione ku mund të kanë të drejtën edhe në marrjen e vendimeve.

Gjatë fushatave të ndryshme ne gjithmon iu jemi drejtuar këtyre shoqatave për përkrahje , andaj erdhi koha që këto të bëhen pjesë e jona.Falemnderoj shumë Eurodeputetin Prof Josef i cili cdo herë më ka perkrahur në iniciativat e mia të cilat kane pasur te bëjnë me integrimin e migrantëve në shoqërinë Austriake gjithashtu që gjeta përsëri mbështetje edhe ne antarësimin e shoqatave te lartpërmendura në aktivitetet e socialdemokrateve në Parlamentin Europian.

Kështu të bashkuar do të punojmë që në cdo kohë të jemi pranë emigranteve që sa me shumë të integrohen në jetën kulturore,institutionale dhe shoqërore me sistemin Austriak, por edhe të kërkojnë të drejtat e tyre pranë Institucioneve ku jetojnë dhe veprojnë tash e sa vite. Thotë për Bota Sot,Adriana Kelmendi Sherifi, Nënkryetare e parë e Sozialdemokratëve në Parlamentin Europian.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat