Ndihmohen të sëmurët nga leukemia në Kosovë

Diaspora

Ndihmohen të sëmurët nga leukemia në Kosovë

Nga: Maxhun Smajli Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 00:55
Turniri Humanitar në futboll të vogël

Organizuar nga Shoqata Kulturore e Humanitare Shqiptare “Atdheu”, në Straubing u mbajt Turniri Humanitar në futboll të vogël. Turniri Humanitar, tashmë tradicional, organizohet dy herë në vit. Në këtë Turnir Humanitarë kanë marrë pjesë 18-të ekipe futbollistike, përfshi këtu edhe ekipin kroat “Kroacia” nga Straubingu.

Në emër të SHKHSH “Atdheu” foli Irfan Miftari, ndërsa, në emër të Turnirit Humanitar folën Imer Rexhepi e Xhavit Luta, nga të cilët u bë e ditur se ekipet kishin ardhur nga rajone të ndryshme të Republikës së Bayernit, ku vetëm nga Straubingu kanë marrë pjesë gjashtë ekpe.

Pas ndeshjëve të shumta që patën ekipet mes veti, në vendin e parë u radhit ekipi kroat “Kroacia” nga Straubingu, në të dytin “Zahir Pajaziti” nga Straubingu dhe vendi i tretë i takoj ekipit “Drenica” nga Landshuti. Lojtari më i mirë u shpall Arben Mehmeti i ekipit “Zahir Pajaziti”, derisa, portieri më i mirë u shpall Matej Baros i ekipit “Kroacia”.

Image

Pjesmarrja e njerëzve ishte e madhe për të cilët nuk munguan as gjërat ushqimore nga kuzhina tradicionale shqiptare, që përgaditën vullnetarisht nga nënat dhe motrat tona mergimtare. Edhe kësaj radhe nuk munguan as donator vullnetmirë; Sadit Berisha ndihmoi me 100 evro, Hetem Bytyqi, Nehat Rashica, Imer Rexhepi me nga 50 evro dhe shumë të tjerë me nga 20-të e 10-të evro.

Mëpas, për të pranishmit ishte organizuar një koncert i pasur me këngë e valle shqiptare. Nga ky Turnir Humanitar u grumbulluan 3800 evro, të cilat do t’u dergohen të sëmurëve nga Leokemia në Kosovë. Kjo është hera e tretë që SHKHSH “Atdheu” nga Straubingu ndihmon të sëmurët nga Leokemia në Kosovë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga dy Turniret Humanitare janë ndihmuar të prekurit nga Leokema me 7500 evro. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat