Shqiptarët në Zelandën e largët shënuan ditën e shpalljes së pavarësisë

Diaspora

Shqiptarët në Zelandën e largët shënuan ditën e shpalljes së pavarësisë

Nga: Sabit Abdyli Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 08:55
Festa e shqiptarëve në Zelandë

Me rastin e festës sonë të madhe të 17 Shkurtit. Mërgata shqiptare organizoi drekë të përbashkët në parkun e njohur të qytetit "One Tree Hill. Ata" krejt mbas ditën u kënaqën së bashku nën hijen e drurëve gjigant dhe ambientin e mrekullueshëm të parkut.

Image

Pranë sofrës së  përbashkët me ushqime tona tradicionale e pije uruan njëri tjetrin, shprehen gëzimet e shqetësimet e tyre për gjithçka që po ndodhë në tokën e origjinës së tyre.

Krijuesi Ilir Hoxha zgjoi emocione malli  e krenarie  me recitime të poezive të tija të shkruara ekskluzivisht për Pavarësinë dhe  vendlindjen (Kosovën), kurse Osmon Lleshi me shakat e tija të këndshme, herë-herë edhe me thumba, krijoi çaste gëzimi e hareje në mesin e manifestuesve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat