Festë në Suedi për nder të Pavarësisë se Republikës së Kosovës

Diaspora

Festë në Suedi për nder të Pavarësisë se Republikës së Kosovës

Nga: Rustem Rama Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 07:26
Pamje nga festa në Suedi

Shqiptarët që jetojnë në Borås të Suedisë me 17 Shkurt  kishin festë të vërtetë në objektin Parkhallen të këtij qyteti, i cili ishte i mbushur me pjesëmarrës.

Shoqata më e madhe shqiptare në Suedi “Dardania” nga qyteti Borås, i cili numëron mbi 800 anëtarë me veprimtarët e vetë, mbajti manifestimin për shënimin e 9-të vjetorit të Pavarësisë se Republikës së Kosovës.

Pas intonimit të himnit të Kosovës dhe atij të shtetit suedez, u mbajt pjesa akademike dhe ajo kulturore e muzikore. Në pjesën akademike folën përfaqësuesit e qytetit të Boråsit Ulf Olsson, kryetar i Boråsit dhe Ida Legnemark kryetare e komitetit për rekreativitet dhe shëndet, Sadulah Zendeli- Daja kryetar i Unionit të shoqatave shqiptare në Suedi dhe Naim Sadiku, drejtor i QKKDM-së për Suedi, kurse një fjalë rasti mbajti edhe Muharrem Binaku kryetar i shoqatës “Dardania” në Borås. Mbrëmjen e përshëndetën edhe Hans Johansson, zyrtar i lartë për menaxhimin e punës në qytetin Borås si dhe Dzenan Ganic, zyrtar i lartë për Integrim.

Në pjesën kulturo-muzikore, me program të zgjedhur u prezantuan ansamble muzikore të fëmijëve, të rinjve, grave dhe burrave nga shoqata Dardania, të cilët shkëlqyen. Mbrëmjen e begatuan edhe prezenca e ansamblit nga Växjö si dhe nxënësit e shkollës shqipe nga Tranemo. Valltarët e shoqatës “Dardania”, në festivalin e fundit jubilar të Folklorit Shqiptar në Diasporë, i cili organizohet nga Unoni i shoqatave shqiptare në Suedi, për vlerat e treguara në kultivimin e folklorit shqiptar në diasporë janë nderuar me vendin e parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat