Diaspora e Luginës së Preshevës:Të faleminderit President, Sh.T.Z.Bujar Nishani!

Diaspora

Diaspora e Luginës së Preshevës:Të faleminderit President, Sh.T.Z.Bujar Nishani!

Nga: D.Hebibi Më: 2 mars 2017 Në ora: 10:37
Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani

Vizita e presidentit të Shqipërisë, Sh.T.Z.Bujar Nishani, që do ia bëjë Preshevës e Bujanocit, ka ngjallur një shpresë vërtet të madhe te të gjithë banorët e asaj ane, e pa përjashtuar diasporën tonë, që dihet, se ato treva kanë një mërgatë të fuqishme dhe thuajse, çdo shtëpi e ka një familjarë.

Me të kuptuar lajmin zyrtar, se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani, me datë 7 mars, për ditën e mësuesit, do të jetë në mes të Preshevës e Bujanocit, i ka gëzuar tej mase edhe diasporën shqiptare e konkretisht ate të Luginës së Preshevës.

Vijnë reagime të shumta falënderimi nga kjo diasporë, që ka kontribuar pa ndërprerë në çdo situatë, që e ka kërkuar atdheu ynë. Kjo diasporë, që është arteria kryesore e zhvillimeve të ndryshme në atdhe.

"Për herë të parë po na vjen një president, është historike, nuk mundemi ta përshkruajmë, kjo është e veçantë, do të shkojmë sa të mundemi edhe ne nga diaspora, që ta mirëpresim presidentin tonë, i lumtë presidentit, që nuk na ka harruar, ky vërtet ishte president, duke mos i harruar edhe bashkëkombasit e trevave të tjera, sepse ka pasur takime të shumta me veprimtarë nga trevat tona, ky president edhe nxënës të tre qyteteve, Medvegjë, Bujanoc e Preshevë i ka pritur si është më së miri, që nuk e ka bërë deri më tash askushi“, ishin disa nga reagimet e shumë mërgimtarëve nga Lugina e Preshevës, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër e që shtrihen edhe me degë të saja nëpër disa qytete të ndryshme të Europës e deri në SHBA.

Vizita e presidentit të Shqipërisë, Sh.T.Z.Bujar Nishani, që do ja bëje Preshevës e Bujanocit, ka ngjallur një shpresë vërtet të madhe te të gjithë banorët e asaj ane, e pa përjashtuar diasporën tonë, që dihet, se ato treva kanë një mërgatë të fuqishme dhe thuajse, çdo shtëpi e ka një familjarë.

Kryesuesit e këtyre shoqatave, që afër vetes kanë një veprimtari të çmuar kombëtare e humanitare, ndjehen shumë të lumtur dhe optimist, se tash e tutje, vërtet për një mend, do të angazhohet edhe shteti shqiptarë për ata banorë autoktonë, që kanë mbetur në një situatë siç e dijnë të gjithë.

Është rinia e asaj ane, që çdo here ka reflektuar kohë pas kohe për të mirën e atdheut në të gjitha trevat shqiptare.

Ato treva kanë rritur e edukuar shumë personalitete, që i kanë dhënë atdheut dhe padyshim edhe çlirimtarë, që e kanë dashur dhe duan paqen.

Lugina e Preshevës, ishte dhe mbetet me sy e shpirt nga Shqipëria mëmë dhe kjo vizitë, që është vizita e parë e një presidenti të Shqipërisë, do të kujtohet përjetësisht brez pas brezi.

Mërgat e Luginës së Preshevës, sipas burimeve tona të siguruara nga këto kryesi të shoqatave, do të shënojnë këtë datë në shpirtin e tyre dhe do të organizohen që të shkojnë e ta presin presidentin Nishani, në mesin e vëllezërve, që gjithmonë ka punuar shqip, kanë ecur e vepruar shqip.

Këta veprimtarë, falënderojnë presidentin, stafin e tij, që vërtet gjatë gjithë mandatit të tij, asnjëherë nuk e ka harruar Luginën e Preshevës.

Presidenti Nishani, ka pritur edhe mërgimtarë të Luginës nga Zvicra e më gjerë në presidencë e që këto vizita, mbeten të paharruara dhe frymëzuese për veprimtarët e devotshëm mërgimtarë. Me një fjalë, mërgata është tej mase e lumtur, me këtë vizitë historike, të Presidentit, Bujar Nishani në Luginë të Preshevës. Telegramin përshëndetës e shkruajtën unanimisht;

Kryesia e Shoqatës „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully të Valisit, Zvicër, me kryetar, z.Zenel Neziri, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në Gosau të St.Gallenit, me kryetar, z.Fazli Musliu, Asociacioni „Sos Medvegjë-Çamëri“, me seli në Gjenevë, me kryetar, Fadil Selmani, Shoqata Humanitare „Agimi“, me qendër në Avanches të Zvicrës, me kryetar Xhemail Ibrahimi, Shoqata Kulturore „Jehona“, Zvicër me kryetar Musa Salihi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat