Gëzim Muçolli: Derisa Mogherini kontestohet në Beograd D’alema përshëndet flamurin e Kosovës në Padova të Italisë

Diaspora

Gëzim Muçolli: Derisa Mogherini kontestohet në Beograd D’alema përshëndet flamurin e Kosovës në Padova të Italisë

Më: 5 mars 2017 Në ora: 15:25
Gëzim Muçolli dhe Dalema

Koha më e re në Evropë ka sjellur ndryshime dhe të papritura të befasishme. Para një dhjetvjetëshi askujt s’i kishte shkuar mendja se procesi i shpallur i globalizimit përveq qëllimeve të parashikuara do të sillte edhe prapangecje, pështjellim dhe mungesa në shumë drejtime duke varfëruar edhe miliona qytetarë të kontinentit të vjetër.

Edhe ndryshimet politike dhe lëvizja e caqeve strategjike rreth të cilave sillet interesi dhe profiti i qeverive , organizatave dhe individëve të caktuar , kanë pasur rrjedhën e vet duke pasuruar evolucionin social dhe ekonomik . E krejt kjo nuk ka kaluar pa pasoja duke parë efektet anësore dhe populizmin në rritje. Brexit ishte goditja e parë dhe më serioze por edhe rrezikimi i parimeve fondamentale të demokracisë në ecurinë e zgjedhjeve politike në Austri ku gati deri në momentin e fundit kishte rrezik të fitonte e djathta estreme . Edhe zgjedhjet e ardhshme në Francë po sjellin në pikëpyetje fatin e ardhmërisë së Unionit Europjan  , duke parë zhvillimet e fundit gjatë fushatës dhe propagandën elektorale të zonjës Mari Le Pen në krye të së djathtës estreme që po promovon daljen e Francës nga UE.

Si Brukseli poashtu edhe vendet anëtare të UE janë në lëvizje me qëllim të ruajtjes s parimeve dhe  vlerave mbi të cilat ishte projektuar Europa. Sidomos në Itali ka pasur vlime dhe lëvizje që kanë shkundur ekuilibrat e brishtë të politikës dhe ekonomisë së saj që ka gati një dekadë që përballet me krizën.Mbajtja e referendumit të dështuar dhe dorëheqja e kryeministrit Renzi ishte sinjal i mirë për ndryshimin e gjendjes aktuale.

Pikërisht brenda Partisë Demokratike ka kohë që kanë dalur haptazi zëra kundër politikave renziane dhe pas shumë pakënaqësive ato u artikuluan me shpejtësi gjatë muajit shkurt duke shkaktuar shkizmnën dhe krijimin e krahut të ri brenda PD sidomos me iniciativën e Roberto Speranza, deputet dhe ish kryetar i grupit të PD në parlamentin italian. 

Image

Ditën e premte me 3 mars 2017në qytetin antik dhe universitar ,në  Padova para një salle përplot 400 pjesëmarrës  kishte ardhur ish-kryeministri italian Massimo D’ Alema që  të promovojë lëvizjen e re të posaformuar që quhet MDP (Lëvizja Demokratike e Progresiste) , duke hapur një dialog të ri mbi rolin e forcave progresiste të së majtës në Itali dhe në Evropë. Kontribut të veçantë dhanë edhe Flavio Zanonato, eurodeputet  dhe ish kryetar i Padovës, pastaj profesori i shkencave politike nga Universiteti i Padovës Marco Almagisti , deputeti italian Davide Zoggia dhe Piero Ruzzante , këshilltar regjional në Regjionin Veneto.

Massimo D’ Alema , president i  fondacionit ItalianiEuropei   gjatë diskutimit të tij që zgjati një orë, duke theksuar prirjen e tij për dialog të hapur pa pasur para vetes asnjë lloj letre të parapërgatitur nënvizoi se është koha të rifillohet nga vlerat fondamentale: puna ,demokracia dhe mbrojtja e punës. Tri koncepte fondamentale për një nismë të re si dhe afrimi me popullin që është lënë anash gjatë viteve të fundit që na bënë optimist në etapat e pastajme të këtij procesi.

Pas përfundimit të takimit si zakonisht ish-ministrin e punëve të jashtme dhe ish kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema e rrethuan miq dashamirë e bashkëpartiakë të tij si dhe gazetarë të mediave që ishin të shumtë. Pata rastin që ta takoj personalisht dhe të shkëmbej disa fjalë me të.

E falenderova për punën edhe rolin e tij gjatë vitit 1999 kur ishte në kulm lufta e popullit shqiptar kundër forcate okupuese serbe në Kosovë. Ai më priti dhe përqafoi ngrohtësisht duke shprehur respektin e tij për popullin e Kosovës. Zotëri D’Alema ju keni bërë një veprim që nuk do ta harrojmë kurrë i thash. Duke pasur parasysh rrethanat e kohës dhe kundërshtrimet dhe frikën në mars të vitit 1999,para plot 18 vitesh derisa parlamenti italian po vonohej , ju tri ditë përpara morët situatën në dorë dhe keni firmosur dekretin që lejoi të ngriteshin aeroplanët luftarakë nga bazat ushtarake si dhe autorizuat pjesëmarrjen e Italisë në fushatën e Natos kundër ushtrisë serbe në Serbi dhe Kosovë. U jemi mirënjohës përherë dhe guximi juaj është shembull se si duhet qenë i gatshëm për tu përballur me pengesat dhe frikën. Ky shembull duhet dhënë vazhdimisht forcate progresiste politike në Itali dhe në Europë. Falë vendosshmërisë tuaj sot Republika e Kosovës ka nëntë vite që ekziston si shtet i pavarur dhe ky është flamuri, simboli i shtetit më të ri në Evropë. Kam kënaqësinë që t’ua dhuroj këtë flamur me mirënjohje për meritat tuaja.

-Me kënaqësi do ta marr dhe do ta ruaj këtë flamur dhe kam besim se Kosova do të ecë vetëm përpara, tha ish –kryeministri italian D’Alema. Kam ndjenjë të veçantë që gjërat kanë ecur përpara.

Po zotëri D’Alema por më duhet t’iu ionformoj se në Ballkan politika e UE nuk ka qenë koherente në vitet e fundit qyshse udhëhiqet nga kabineti i zonjës Federica Mogherini. Kanë ndodhur gabime që lënë pasoja pikërisht për shkak të parcialitetit dhe privilegjimit të palës serbe gjatë bisedimeve të pakusht midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel. Në Ballkanin e trazuar kurrë nuk mund të bëhet paqe pa drejtësi . Zonja Mogherini dje ishte në Maqedoni e sot ishte në Serbi gjatë turneut të saj. Në Beograd ajo sot është kontestuar dhe penguar të lexoj fjalimin e saj në parlamentin e Serbisë nga shumë deputetë që thërrisnin: Mjaft , nuk na duhet Bashkimi Evropian mjafton Serbia e Rusia. Shumë parlamentarë dhe njerëz në qeverinë dhe shtetin serb janë ish-kriminelë të luftës që nuk janë gjykuar kurrë për krimet e tyre e me ta nuk mund të garantohet kurrë paqja , ose siq thotë një prioverb shqiptar “ me dreqër nuk mund të bëhet dasëm !”, i nderuar Z.D’Alema. Ai u shpreh i brengosur dhe premtoi se do të vazhdojë të informohet dhe të jep kontributin e tij për konsolidimin e paqes në Ballkan.

Bashkë me ish-kryeministrin e kohës së luftës z. Massimo D’Alema patëm rast ti bëjmë të pavdekshme këto momente duke u fotografuar me flamurin e shtetit të Kosovës në duar tona.

Në ndarje në premtim të takimeve tjera u ndamë me falenderimet për gjithë ata që ndihmojnë proceset e paqes dhe demokracisë së vërtetë në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat