U formua këshilli e nëndegës së "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar" në Baden-Würtemberg të Gjermanisë

Diaspora

U formua këshilli e nëndegës së "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar" në Baden-Würtemberg të Gjermanisë

Nga: Asllan Dibrani dhe Muhamet Hoxhaj Më: 21 mars 2017 Në ora: 12:38
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Takimi i kësaj dite u shënua edhe me një  aktivitet të "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar" Prezent  ishte z.Skenderbeg Klaiqit, kryetar, themelues dhe ideator i "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar" e që koordinon mbarëvajtjen e punës së kësaj organizate mbarëkombëtare. Në Sindelfingen të Republikës së Baden Württembergut në Gjermanisë u themelua Këshilli nismëtarë i nëndegës së LEUASH për këtë Republikë. Tubimin e hapi z.Asllan Dibrani me nderimin e flamurit kombëtar dhe interpretimit të himnit, si dhe mbajtjen e një minute heshtje për të rënët për lirinë e Atdheut. Filloj ky eveniment duke i dhënë mundësinë z. Skenderbeg Klaiqit të pranishmit ti përshëndes përzemërsisht,dhe  nëpërmjet videoprojktorit, njoftoj të pranishmit për të arriturat e Lobit deri me tash .Ai prezantoj projektin, synimet , vlerat dhe planet e Lobit për interesin kombëtar.

-Në takim ishin përfaqësuesit e shoqatave, klubeve, dhe organizmave  tjerë dhe individë të profileve të ndryshme me influencë në popull.

Këtij takimi  i arritën mesazhe  mirënjohje  dhe solidarizimi si mbështetje  për themelimin  e tij në BW. Pa ashtu mesazhe dërguan edhe  komuniteti shqiptar  nga Turqia te përfaqësuar nga Kadri Kosovari dhe gazetari Sokol Brahaj .Nga Sllovenia nga z.Heset Ahmeti që është personazhi i Diasporës Shqiptare në Slloveni dhe drejton Shoqatën Kulturore Shqiptare “Iliria”, në Koper, Muharrem Salihu biznismen  i mandatar , që ta themeloj Lobin Euro-atlantik në Itali, Mustafë Sylejmanii mandatuar  për Finlandë. Po ashtu edh Sheqer Sejdiu do të jetë përfaqësuese i Lobit për Australi. Ata kanë shpreh gatishmëri që të formohet Lobi edhe atje sa më parë. Një mesazh përkrahës arriti edhe nga  z.Qazim Dodaj  përfaqësues medial i TV- AAV nga Njujorku.

Aty pati edhe  të ardhur nga Republikat tjera të Gjermanisë  për t’i dhënë një mbështetje këtij themelimi në Baden-Würtenberg.

Debate pati mjaft konstruktiv, të gjithë e morën fjalën me ide dhe propozime. Në debate  morën pjesë  Mhmedali Ahmedi, Fitore  Sopi,Baki Mustafa,Bastri Ismaili ,Asllan Dibrani,Rexhep Rexhepi ,Sali Veseli, Ali Berisha ,Ali Sylejmani,Maxhun Syla ,Benita Pula,Muhmt Hoxha,Fahrije Kosumi  etj.

Më shumë se 5  orë u bënë  debate dhe diskutime, u shqyrtua gjendja e fundit rreth punës së aktiviteteve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani, po edhe atij më  gjerë.

Në takim u shoshiten  të arriturat dhe ngecjet e Lobit që nga themelimi i tij. Aty u tha se Lobi po vazhdon të shtrihet edhe në shtetet e tjera të botës. Synimi i Lobit  është të  angazhojnë aktivistë dhe  vullnetarë të profileve të ndryshme, që të renditen nëpër Komisione të ndryshme dhe të punojnë rreth projekteve konkrete ne përfshirjen  e shqiptarëve në  programin e shpresës,në programin e Lobit.  "Lobi Euro-Atlantik Shqiptar" ka  synim , bashkimin e të gjitha forcave  vepruese, kudo që gjenden  për interesin   e mbi 20 milion shqiptarëve të shkapërderdhur në tërë  Globin  e botës. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, po ashtu është organizmi më i ri shqiptar që synon bashkimin e diasporës shqiptare kudo që është dhe  gjithherë ngriti zërin në rolin e  proceseve vendimtare historike për shqiptarët.

Në Sindelfingen  rrethi i Shtutgardit ,kjo datë e 19.03.2017, do të kujtohet si ditë ku u themelua këshilli iniciues prej 15 anëtarëve, nga një shtresë  e dëshmuar  veprimtarësh dhe intelektualësh si me poshtë :

1. Agim Hyseni,Politolog  i shkencave politike

2. Baki Mustafa Kryetar i Shoqatës  "Pavarësia" ka mbaruar Akademinë ushtuake , veprimtar  shumë vjeçar i çështjes kombëtare.

3. Prof-Dashurie Zukaj- Alijaj , Prof- e shkencave  në fushën  ekonomike,dhe  veprimtare e denjë.

4.Dr.Fahrije Kosumi dhe një aktiviste e dalluar për interesat kombëtare.

5.Muhamet Hoxhaj  udhëheqës  i portalit Kosovari media  dhe  fotograf.

6. Sali Veseli, ka  mbaruar Akademinë e Arteve në Zagreb drejtimi film dhe kamer , ish përfaqësues i shume  organizimeve shoqërore.  

7.Ismet Vokshi ekonomist dhe kryetar i shoqatës  Iliria

8.Bastri Ismaili aktivist dhe ndjek studimet pos diplomime

9.Asllan  Dibrani, gazetar publicist  ,piktor dhe ish i burgosur politik anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve.

10. Mr.Ali Sylejmani,Magjistër  në shkencat filologjike ish ligjërues në Universitetin  e Kosovës ,përkthyes zyrtar për 5 gjuhë ne Bundesamt  të  Gjermanisë 

11.Naim Sheremti Biznismenzt dhe aktivist i dëshmuar.

12.Dr.Rexhep Rexhepi dhe një  veprimtar shume vjeçar

13.Maxhun Sylaj  Jurist  dhe veprimtar   udhëheqës i shume organizmave shqiptare.

14.Benita Pula  Këngëtare  te mbaruar Akademinë  e Arteve  drejti i muzikës.

15.Ali Berisha  Prof.Shkrimtar dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve.

Vet  titujt dhe veprimtaria shumë vjeçare e tyre në shumë   subjekte  shoqërore  dëshmon se ky këshill është  një shtytje përpara e Lobit dhe janë  shtresa më  e përgatitur intelektuale , si  një  forcë e avancimit ne fusha te ndryshme për interesin kombëtar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat