Forcohen lidhjet me atdheun

Diaspora

Forcohen lidhjet me atdheun

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 29 mars 2017 Në ora: 12:46
Delagacioni i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi takim me kryetarin Mulaku

Një delagacion i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, gjatë qëndrimit në Kosovë, ku mori pjesë në Festivalin tradicional ”Flakadani i Karadakut” që u zhvillua në viti, pati edhe një varg takimesh nëpër komunat e Kosovës. Pas takimit me krryetarin ne komunës së Suharekës, delegacioni në përbërje Ahmet Bella, sekretar, Ramadan Reshitaj e Fevzi Ademi anëtarë të kryesisë, Naim Brahimi e Ismail Jashanica udhëheqës të komisioneve dhe Omer Zuko aktivist të Unionit, u pritë edhe nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku me bashkëpunëtor.

Gjatë këtij takimi, në emër të delegacionit nga Suedia Ahmet Bella informoi kryetarin Mulaku me oprganizimin e  bashkëkombasëve tanë në këtë shtet skandinav si dhe me veprimtarinë e Unionit në gjiun e së cilit veprojnë 40 shoqata shqiptare të shtrira në tërë Suedinë. Përpjekjet e Unionit dhe të shoqatave anëtare, u tha me këtë rast, janë të shumta  për organizimin e bashkëkombasëve, kurse qëllim kryesor i veprimtarive është ruajtja e gjuhës, traditës dhe kulturës kombëtare si dhe integrimi në shoqërinë suedeze. Në të gjitha këto aktivitete Unioni ka mbështetjen e plotë edhe materiale nga shteti suedez, i cili për respektimin e të drejtave njerëzore e kombëtare është i njohur në tërë botën. Krahas etniteteve të tjera, edhe shqiptarët këtu po shfrytëzojnë të drejtën të garantuar me ligj për mësim në gjuhën amtare, i cili zhvillohet në kuadër të shkollave suedeze me arsimtarët sdhqiptarë që pagohen nga komunat.

Unioni i shoqatave shqiptare për cdo vit organizon disa manifestime kulturore e sportive në nivel të tërë diasporës shqiptare. Ndër ta është edhe Festivali i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare, në të cilin për cdo vit takohen dhe prezantojnë veprat e veta krijues të shumtë letrarë e muzuikorë shqiptarë që veprojnë në disa shtete.

Bashkëkombasit tanë në Suedi, edhe nëpërmjet USHSH, janë të interesuar që të shtojnë kontaktet me atdheun, të rrisin bashkëpunimin me institucionet dhe me komunat e Kosovës. Ky bashkëpunim, në fillim do të bëhet përmes shkëmbimeve kulturo-sportive e më vonë ka mundësi edhe ekonomi e në sfera të tjera.

Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, gjatë bisddës ka cmuar lartë kontributin e diasporës shqiptare në përkrhje dhe në mbështetje të të gjitha proceseve në të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. Në këto procerse kanë ndihmuar edhe bashkëkombasit që jetojnë në Suedi.

Ai përmendi gjithashtu se në kuadër të këtyre kontakteve, komuna e Vushtrrisë tash disa vite ka bashkëpunim të mirë me komunën e Vekshjos. Kemi shkëmbyer disa vizita të ndërsjella me udhëheqës e përfaqësues të institucioneve tona komunale, të cilat i konsiderojmë të frytshme dhe të dobishme. Komuna jonë ka resurse të shumta të pashfrytëzuara, prandaj kemi nevojë për të marrë përvoja sidomos nga Suedia e cila shquhet për menaxhimin e mjedisit, për politikat sociale, për kujdesin ndaj të moshuarve e njerëzve me nevoja të vecanta e kështu me radhë.

Kryetari Mulaku, duke falenderuar për vizitën, shprehu gadishmërinë edhe për bashkëpunim me Unionin e shoqatave shqiptare në Suedi.

Delegacioni nga Suedia që shoqërohej edhe nga Sami Piraj, drejtor i Depertamentit për Kulturë në Ministrinë e Kulturës së Kosovës, gjatë qëndrimit në Vushtrri u takua edhe me krijues dhe artistë të kësaj komune. Ata vizituan edhe Kalanë dhe disa monumente të tjera kulturo historike të Vushtrrisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat