Itali, 25-vjeçarja shqiptare në koma sjell në jetë vajzën e saj

Diaspora

Itali, 25-vjeçarja shqiptare në koma sjell në jetë vajzën e saj

Më: 4 prill 2017 Në ora: 15:01
ilustrim

Mjekët italianë janë detyruar të ndërhyjnë në javën e 27 të shtatëzanisë të 25 vjeçares shqiptare që prej disa ditësh është në gjendje koma. Edhe foshnja ashtu si nëna e saj është në situatë kritike, për shkak se ka lindur shumë para kohe. 25 vjeçarja mbetet në koma të pakthyeshme.

25-vjeçarja shqiptare që prej disa ditësh është në gjendje koma ka sjellë në jetë foshnjën e saj.

Ndërhyrja e mjekëve italianë në spitalin e komunës së Torretes në provincën e Ankonës u bë në javën e 27-të të shtatëzanisë. 

Mjekët që kryen operacionin çezarian kanë deklaruar se gjendja shëndetësore si e nënës dhe e vajzës është mjaft e rënduar.

Nëna e re shqiptare vazhdon të jetë në gjëndje koma, ndërsa foshnja do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë mbi kushtet e saj neurologjike dhe të aparatit të frymëmarrjes.

Gjëndjen shëndetësore të foshnjës e ka rënduar jo vetëm operacioni, por edhe të gjitha mjekimet e nevojshme që janë dashur për t’i shpëtuar jetën nënës së saj.

25-vjeçarja shqiptare pësoi hemoragji cerebrale më datë 25 mars dhe që prej asaj dite ndodhet në gjendje koma të pakthyeshme.

Mjekët kanë luftuar me kohën me shpresën që të shpëtojnë jetën e fëmijës. 

Duhej të kalonte të paktën dhe 1 muaj që të ndërhyhej me anë të operacionit çezarian për të sjellë në jetë foshnjen e nënës shqiptare por përkeqësimi i saj shëndetësor ka detyruar lindjen e parakohshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat