Drama ´´Rozafati´´, ekspozitë, këngë, valle dhe recitime nga nxënës shqiptarë në Espoo të Finlandës

Diaspora

Drama ´´Rozafati´´, ekspozitë, këngë, valle dhe recitime nga nxënës shqiptarë në Espoo të Finlandës

Më: 7 maj 2017 Në ora: 05:30
Drama

Në Espoo të Finlandës u mbajt manifestimi "Gjuha dhe kultura shqipe" organizuar nga profesoresha e gjuhës shqipe, Sh.Rushiti dhe V.Nikaj. Fjalen hyrëse e mbajti drejtoresha e arsimit për mësimin e gjuhëve të huaja për qytetin e Espoos, A. Kauber, e cila përshëndeti të pranishmit dhe foli për rëndësinë e gjuhës amtare si dhe në emër të prindërve foli edhe Dr. H. Aliu. 

Në hyrje të salles, në një ambient të stolisur më flamuj të Kosovës, Shqipërisë dhe të Finlandës u prezantuan punimet artistike të nxenësve të klasëve 1-12, të mesimëdhënëses Sh. Rushiti, që sollen risi dhe larmi për rajonin e Espoos, ku vijojnë mësimet numër i konsiderueshëm i fëmijëve të bashkëatdhetarëve tanë.

Punimet ngërthenin në vete vet historinë , gjeografinë, artin pamor, kulturën, muzikën, madhështinë e kështjellave dhe ushqimet tradicionale shqiptare. Punimet e realizuar në teknika të ndryshme si kollazh, ngjyra vaji, grafike etj. lenin të kuptonin se mbrapa tyre ishte një mësuese profesionale, më standardet e arsimimit finlandez, tashmë duke dhënë kontributin e saj pa rezervë në avancimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgim, prof.Sh.Rushiti. Ne programin festiv u paraqiten një numer i madh i nxenësve me pika të larmishme kulturo-artistike. 

Programin e udhehoqi nxënësja e shkolles së mesme, Q.Mehmeti e cila gjuhën amtare e ka edhe lëndë zgjedhore në shkollë. Grupi i recituesve të vegjël të mësimëdhëneses V.Nikaj recituan bukur, dhe rrjedhshëm në gjuhën amtare si të ishin rritur dhe arsimuar në Atdhe. Përshtypje dhe emocione ndër të pranishmit la drama e Rozafatit, një nismë e mbarë edhe në këtë fushë , me nxënësit e talentuar të profesoreshës Sh. Rushiti. Përmes kësaj drame nxenësit për një moment na kthyen në lashtësi, me paraqitjen fantastike të tyre, aktrimin dhe mesazhin e sakrificës për hir të se ardhmes dhe virtytin e lartë shqiptar, mbajtjen e fjalës së dhënë, Besën.

Angazhimi i profesorëshes Sh.Rushiti u kuptua se ishte shumëdimensional, ndër të tjera edhe në skenografi dhe koreografi. Po ashtu u luajt me mjaft elegancë vallja e Shotës si dhe ne veçanti vallja e Shqipeve, e cila ishte art ne vete, emocionuese dhe motivuese që barte porosin e madhe se shqipet gjithmonë fluturojnë të lira, ndihmojnë njëra-tjetrën dhe ia dalin të ngriten sërish dhe gjinthnjë porsi feniks pa marrë përballë rreziqeve dhe katrahurave të kohës. Të gjitha paraqitjet e nxenësve ishin të një niveli të lartë, që rrezatonin plot atdhedashuri . 

Më atë qe pamë u bindem se në qytetin e Espoos ofrohet mësim në gjuhën amtare, më shumë përkushtim, profesionalizëm dhe atdhedashuri. Në këtë ngjarje kulturore u prezentua dhe interpretuan tinguj nga lahuta dhe qiftelia si një dëshmi e lashtë kulturore artistike dhe me traditë që ngrit lart, kultin e të parëve, historinë, ngjarjet e lavdishme të populit tonë ndër shekuj.

Përshtypje na bëri edhe pjesëmarrrja e madhe e të pranishmëve dhe duartrokitjet e tyre frenetike nga pika në pikë. Të pranishmit u shprehen jashtëzakonisht të kënaqur se kishte filluar një nismë e mbarë me manifestime kulturore më në fund edhe në vatrat e diturisë, në shkolla të Espoos.

Ata u ndanë të kënqur më arritjet e suksesve të fëmijëve të tyre si më mësimnxënjen nga gjuha amtare po ashtu edhe me programin dhe me punën e mësimëdhënësve të Sh.Rushiti nga Kosova dhe V.Nikaj nga Shqipëria. Prindërit dhe nxënësit shfaqen dëshirën që edhe në të ardhmen të ketë aktivitete të këtilla. Suksesi nuk mungon kurrë dhe gjuha nuk shuhet kurrë, kur flitet lirshëm në shtëpi dhe brez pas brezi, kur mësohet në shkolla, dhe prezentohet kudo më dinjitet dhe krenari në manifestime të ndryshme kulturore kudo qofshin ato nepër botë gjithë andej ku ka shqiptarë dhe miqë të kombit dhe gjuhës sonë shqiptare./SH.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat