Për të mirën e fëmijëve tanë në diasporë

Diaspora

Për të mirën e fëmijëve tanë në diasporë

Nga: Islam Fejzullahu Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:56
Suedi

Sot në Halmstad të Suedisë nën patronatin e lidhjes së shoqatave ”ILIRIA” me seli në Borlenje dhe komunës së Halmstadit dhe në bashkëpunim me MASHT të Kosovës, filloi seminari dy ditor me temën "Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi" në të cilin seminar po marrin pjesë mësimdhënës të gjuhës amtare shqipe-mësim plotësues në Suedi, Austri dhe Greqi dhe përfaqësues nga MASHT i Kosovës si dhe ligjëruesja në universitetin e Stokholmit Entela Sorman Tabaku dhe profesori i Universitetit të Prishtinës  Agim Vinca. Punimet po zhvillohen në frymen e mirëfillët dhe me bashkëpunim të të gjithë të pranishmeve.

Fillimisht në emër të organizatorit të lidhjes së shoqatave ”ILIRIA” iu drejtua Murat Koci duke iu uruar mirëseardhje dhe duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, dhe shefi i entit të gjuhës amtare në Halmstad Christer Jënsson. Pasi informoi të pranishmit për itinerarin e këtij seminari, moderatorja Zyrafete Loshaj prezantoi të parën e seminarit  e cila mori fjalën e para ligjeruesja në univesitetin e Stokholmit Entela Sorman Tabaku, e cila elaboroi mjaft qartë rolin e dygjuhësisë në ruajtjen e gjuhës amatare.

Në vazhdim mësimdhënësi nga Halmstadi Qerim Raqi gjithashtu përshëndeti të pranishmit dhe hapi një temë elaborimi mbi Strategjija e leximit dhe të kuptuarit e leximit".

Pas një pauze dhe dreke, punimet seminari i vazhdoi me fillim nga moderatorja Fatmire Bunjaku, e cila fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi profesor Agim Vincën për ligjeratën e tij me temën "Letërsia dhe gjuha  shqipe në funksion të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kulturor e kombëtar". Elaborimi i profesorit u përcoll me shumë vëmendje nga të pranishmit, i cili mësimdhënësit ne diasporë i quajti misionar të kombit, të cilët duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë që të mos asimilohen vogëlushët dhe vogëlushet tona në diasporë.

"Apeloj tek ju që t'i mësoni fëmijët tuaj që ta mësojnë gjuhën Suedeze, por mos anashkaloni gjuhën amtare, sepse pa e ditur Suedishten nuk mund ta ruajnë as gjuhën amtare", tha ai.

Në vazhdim, filloi debati i drejtuar nga publicisti e gazetari Arben Vata me temën "Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë me theks të veqantë në Suedi", panelist të të cilit ishin: Profesor Agim Vinca, Fatmire Bunjaku, Nuhi Gashi, Shyhrete Recica nga MASHT i Kosovës, Hazir Mehmeti mësimdhënës në Austri, Zyrafete Loshi eksperte e shumgjuhësisë, Anila Velaj kryetare e shoqatës së mësuesve shqiptarë në Greqi, Hazbi Lalinca krijues i teksteve mësimore dhe mësues i gjuhës amtare.

Në ditën e sotme, u mbyllen punimet e seminarit per të vazhduar nesër me fillim nga ora 09 e30 minuta me elaborime dhe debate të reja në të cilat do të paraqiten me tema të ndryshme shumë nga pjesmarrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat