Gjermania kërkon punëtorë, të lira 1 mln vende pune

Diaspora

Gjermania kërkon punëtorë, të lira 1 mln vende pune

Më: 19 maj 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Në Gjermani ka sot mbi 1 milionë vende të lira pune dhe rreth 3 milionë vetë që kërkojnë punë. Një disbalancë e tillë, thotë  DW duke cituar ekspertë të fushës, lidhet me transformimin e tregut të punës.

Në disa degë, për shembull në bujqësi apo pylltari nuk ka më nevojë për forca të reja. Ndërsa në mjaft sektorë të tjerë, kërkesa është tepër e lartë.

Alexander Kubis, nga Instituti IAB thotë se vendit nuk i mungojnë punëtorët e kualifikuar. Por sërish, disa zona dhe sektorë ndeshen me probleme të mëdha për gjetjen e fuqisë punëtore.

Vende të lira pune ka me bollëk në sektorin e logjistikës dhe atë të magazinimit. Mungesë dhe nevojë vërehet gjithashtu në sektorin e ndërtimit, atë të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.

Sipas Kubis, një sërë ndërmarrjesh sot shpenzojnë më tepër kohë sesa në vitin 2010 për të gjetur  një person të përshtatshëm për vendin e punës.

Kjo periudhë aktualisht kërkon e pakta 82 ditë, ndërsa përpara 7 vjetësh, ishte 70 ditë. Sipas tij, kriter kryesor i punësimit mbetet shkollimi dhe cilësia e tij, e kjo gjë shihet jo vetëm tek profesionet akademike, por edhe tek personat që përfundojnë shkollat profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat