Diaspora shqiptare e indinjuar para zgjedhjeve në Kosovë!

Diaspora

Diaspora shqiptare e indinjuar para zgjedhjeve në Kosovë!

Nga: Asllan Dibrani Më: 25 maj 2017 Në ora: 14:14
Ilustrim

Diaspora shqiptare e shqetësuar sipas diktateve që i vijnë nga partitë politike nga Kosova? Diaspora shqiptare u anashkaluar nga liderët e vet, qe sot besoj se është e turpshme t'u kërkohet vota e tyre!!!

Këto ditë pas ndryshimit të proceseve politike dhe  zgjedhjeve prapuake në Kosovë ,qytetarët shqiptarë të  diasporës i ka kap shqetësimi dhe presioni i përditshëm  i thirrjeve, telefonike, mesazheve, letrave i organizimeve dhe tubimeve  partiake të shkapërderdhur sipas diktateve që i vijnë nga partitë politike nga Kosova?

 Rregulloren  mbi të drejtën e  votimit i kane  përhap gjithënandej, sipas kuteve dhe qejfeve partiake. Qeveritë e deritashme nuk kanë qenë të interesuara që mërgimtarët të përfshihen në proceset politike në Kosovë. Nuk janë të interesuar as tani ,përpos me ia kap votën sa për interesa e  tyre. Në organet gjegjëse të Kosovës thuhet dhe informohet "se,të drejtë votimi kanë edhe të gjithë qytetarët, të cilët janë banorë të Kosovës, por që jetojnë jashtë saj. Aplikimi për regjistrimin e tyre tashmë ka dalë në Web-faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor, ndërsa votimi dhe organizimi i tyre bëhet përmes postës, FB-së. takimeve në ,konsullata, klube etj.. T'ju kujtojmë qytetarëve të Kosovës dhe diasporës në veçanti, se në regjistrimin e para  dy viteve, Diaspora shqiptare u anashkaluar nga liderët e vet, qe sot besoj se është e turpshme tu kërkohet vota e tyre!!!

-Mërgata historikisht ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet e Kosovës. Edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, që për vendin është një moment kthesë, pjesëmarrja e mërgatës është e domosdoshme, por jo edhe pa përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Kosovës. Angazhimi i mërgatës, fatkeqësisht dhe aspak për fajin e saj, është reduktuar në minimum,të rikujtimit qe ekzistojnë diku përpos për ndonjë  aksion  gjuetie për t'ja vjel xhepat e saj dhe votat!.

Politizimi i diasporës ka krijuar përçarje si ato që tashmë ekzistojnë në brendësinë shpirtërore të  saj! 

Nuk mohohet dhe s’ka dyshim, se diaspora shqiptare ka dhënë një mbështetje të vazhdueshme ekonomike, politike,  morale, financiare dhe kulturore për shtetet amë.

Politizimi i diasporës ka krijuar përçarje si ato që tashmë ekzistojnë në brendësinë shpirtërore të  Diasporës. Kjo, po ndikon që diaspora të mos  jetë forcë e domosdorëshme në politikat e jashtme. Votimi i diasporës është kyç në angazhimin e tyre, sepse  interesat e tyre  partiake të fokusuara pa ndonjë kriter gjithëpërfshirës  me shumë krijon huti dhe mos besim se sa një produktivitet  të ngushtë në suazat  e partive të ngushta, po edhe në votimin  e tanishëm!!!

Diaspora nuk ka mundësi të votimit,sipas kërkesave në këtë formë brutale dhe të pa kurrfarë kriteri rregullativ,nxites dhe joshëse duke e keqtrajtuar gjithnjë?

Diasporës i nevojitet një Lob i mirëfilltë gjithëpërfshirës!

Nuk kemi një  organizim të mirëfilltë kombëtar, por diaspora është e përçare në baza klanore, fetare, rajonale e shumë partiake, gjë që këtu në diasporë na nevojitet një Lob i mirëfilltë gjithëpërfshirës të "diasporës shqiptare" me çka ajo automatikisht do të jetë e kyçur edhe me ulëset e veta në Kuvendin e Kosovës përkatësisht të Shqipërisë.  Përfaqësuesit  të diasporës duhet të inkuadrohen në komisione parlamentare të cilat merren me politika të caktuara që lidhen drejtpërdrejt me diasporën në fushën  e kulturës ,ekonomisë,shkencës dhe biznesit. Një përfaqësim i tillë do siguronte që zëri i diasporës do të dëgjohet nga institucionet përkatëse edhe në arenën ndërkombëtare, që ishte  ambasadore e saj gjithmonë gjatë  historisë, si në pavarësinë  e Shqipërisë ashtu edhe në pavarësinë e Kosovës..

Diaspora shqiptare  mund të jetë stabiliteti juridik dhe ekonomik i rëndësishëm që investitorët të krijojnë plane afatgjate për bizneset e tyre në Kosovë, pa ju kërkuar haraçe dhe 30%  e parave pa ja nisur punës!?

Mërgimtarët shqiptar  do të duhej t'i kenë përfaqësuesit e tyre në kuvendet dhe në qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë!

Mërgata është pjesa më e dhimbshme e popullit tonë prandaj shteti duhet të ketë trajtim të veçantë për këtë komunitet me vlera për kombin tonë !  Në Kosovë, por edhe ne Shqipëri  kërkohet  ndryshimi i  kushtetutave me qëllim që të përfaqësohen  Kuvendet e Kosovës përkatësisht në  Shqipëri me kandidatet e vet.

Diaspora jonë edhe sot, po jep kontribut të çmuar për shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë.  Nga ajo vilen me miliona euro për t’i ndihmuar familjarët e tyre, por edhe shtresat e varfra të kësaj shoqërie të lodhur nga politika ditore dhe e turpshme në shtetet amë.

Diaspora shqiptare ballafaqohen me kushtëzime ryshfeti e haraçi nga njerëz të fuqishëm në pushtet. Mërgimtarët tanë më mirë se kushdo tjetër e dinë se çdo të thotë të jetosh në një shtet ku sundon ligji, ku atdheu ndihmohet në praktikë dhe jo me retorikë boshe duke e vjedhur e rrënuar siç kane vepruar qeveritarët e deri tanishëm...

Diaspora shqiptare duhet të jete  e pandikuar nga partitë ekzistuese këtu në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo duhet të  jetë e  regjistruar në KQZ, e cila do ishte  konkurronte në zgjedhjet nacionale dhe lokale me kandidatët e vet, pastaj edhe votat  është normale qe ti kërkohen. Diaspora përmes organizmave të veta,dhe  Lobit  në veçanti do të mbronte të drejtat e mërgimtarëve. Të zgjedhurit e Diasporës në Kuvendin e Kosovës  apo të Shqipërisë, do të ndikonin, po ashtu të jenë edhe pjesë e qeverisjes, për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe të dukurive të tjera abuzive. Ajo do të nxiste  luftimin e klaneve dhe nepotizmit dhe po ashtu do ta godiste krimin  e organizuar në kurrizin e  popullit,dhe krejt në fund në ndikimin e zhvillimit ekonomik, për të cilën gjë ka shumë nevojë qytetari i lodhur i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat