Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës më 10 qershor

Diaspora

Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës më 10 qershor

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 14:33
Projekti “Ti je pjesë e atdheut”

Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”,  Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës. 

Procesi i Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës ka filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike (online) dhe në formën manuale (me pyetësorë). Rezultatet preliminare kanë dalë nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më  31.12.2016.

Në këtë ngjarje përveç publikimit të rezultateve, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike , e cila do të jetë aktive  deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.

Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës do të bëhet më 10 qershor 2017, në orën 14:00, në hotelin “Sirius”, në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat