Molliqaj ka një premtim për mërgimtarët

Diaspora

Molliqaj ka një premtim për mërgimtarët

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 12:58
Dardan Molliqaj

Sekretari organizativ Dardan Molliqaj ka falënderuar mërgimtarët për gjithë kontributin e tyre që kanë dhënë nëpër vite e aq më  shumë për votën që kanë dhënë kësaj here.

Molliqaj ka një premtim për ta.

U thotë se Kosovën do e shndërrojnë në një vend ku ata do vijnë me zemër dhe do priten me zemër.

Shkrimi i plotë:

Sot dua t’i falenderoj posaqërisht ata që janë më meritorët për këtë përmbysje të madhe të rezultatit. Ata që asnjëherë nuk hezituan ta ndihmojnë vendin. Ata që e ndihmuan luftën. Ata që e mbajtën dhe po e mbajnë gjallë ekonominë tonë.

Faleminderit nga zemra të dashur mërgimtarë!

Faleminderit që udhëtuat vetëm e vetëm për ta votuar ndryshimin! Kosovën do ta shndërrojmë në një vend në të cilin ju do të vini #meZemër dhe ne do të ju presim me zemër. Një vend ku ju do të ndiheni mirë dhe do të krenoheni me prejardhjen tuaj ashtu siç ne sot krenohemi me ju. Një vend të cilin ju e keni dëshiruar gjithë jetën tuaj.

Faleminderit! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat