Tragjike në Austri, shqiptari nga Kosova vret gruan në prani të fëmijëve

Diaspora

Tragjike në Austri, shqiptari nga Kosova vret gruan në prani të fëmijëve

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 12:02
Policia austriake

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Graz në Austri, ku një shtetas një shtetas austriak me prejardhje nga Kosova, ka vrarë bashkëshorten e tij.

Agjencia austriake e Lajmeve APA, shkruan se alarmi në polici ka ardhur rreth orës 5:30, ndërkohë që patrulla e policisë ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur trupin e pajetë të gruas.

Raportohet se 25-vjeçari, një shtetas austriak por me prejardhje shqiptare, i është dorëzuar patrullës së policisë pa bërë rezistencë.

Mëohet se në momentin e krimit, në banesën  ishte djali 5-vjeçar i viktimës si dhe vajza tremuajshe e çiftit, raporton shekulli.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar te vrasja, ndërsa është urdhëruar të kryhet edhe ekzaminimi ligjor i viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat